Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Audioboom, ‘radio-podcast’ nga Londra, pranon oferta nga Amazon!

Amazon.com dhe Spotify Technology, po eksplorojnë ofertat për Audioboom Group dhe mund të zyrtarizojnë ofertat për blerjen e podcasting shumë shpejt, raporton Sky News.

Dy gjigantët digjitalë kanë eksploruar ofertat rivale në javët e fundit, tha Sky News, dhe Amazon duke punuar me JPMorgan Chase, duken favorit për marrëveshjen.

Madhësia e tregut global të ‘radio-podcast’-ve u vlerësua në 11.46 miliardë dollarë gjatë vitit 2020, dhe pritet të zgjerohet me 31.1% nga viti 2021 në 2028.

*WARC chart on podcast market

Ky treg i njohur gjithashtu si radio-audio sipas kërkesës, është një program digjital i para-regjistruar që përdoruesit mund ta dëgjojnë ose shikojnë në internet nëpërmjet një abonimi ose ta shkarkojnë falas në një pajisje elektronike.

  • Aksionet e kompanisë Audiboom, nga  Londra u rritën me 26% që nga fillimi i vitit, duke i dhënë kompanisë një kapitalizim tregu prej mbi 376 milionë dollarë.

Sky News mendon se, oferta zyrtare, nga cilado prej kompanive, ka të ngjarë të rrisë çmimin e aksioneve, në javët në vijim.

 

 

 

 

burime:Sky news/Audioboom
foto:audioboom