Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Kompania Suedeze Ericsson nën hetime, shkaku lidhjeve me ISIS-in!

Ericsson besohet se ka bërë pagesa për organizatën terroriste ‘ISIS’ për të pasur akses në disa rrugë transporti në Irak!!

  • Shefi ekzekutiv i kompanisë Borje Ekholm rrëfeu për gazetën kombëtare Dagens Industri.
*Consortium of Investigative Journalists tweet response to Ericsson

  • Aksionet e kompanisë me bazë në Stokholm ranë deri në 9.5% nga lajmi.

Në një intervistë me të përditshmen e biznesit, CEO-ja kishte identifikuar “shpenzime të pazakonta që datojnë që nga viti 2018”, por kompania nuk ka përcaktuar ende se kush ishte marrësi përfundimtar i parave.

“Ajo që ne po shohim është se rrugët e transportit janë paguar për qarkullim, përmes zonave të kontrolluar nga organizata terroriste ISIS,” shtoi Ekholm.

Komentet e Ekholm pasojnë, pas një deklaratë nga prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit të martën, në të cilën kompania tha se ajo vazhdon të hetojë lidhjet e pajtueshmërisë në operacionet e saj me bazë në Irak.

Ericsson nuk pranoi të komentojë për Bloomberg

Lajmi i hetimit të brendshëm shton një tjetër komplikim për kompaninë, pas një hetimi të gjatë korrupsioni, që përfshinë një shumë mbi 1 miliard dollarëshe.

Një njësi e Ericsson u deklarua fajtore për një fushatë shumëvjeçare të ryshfetit dhe korrupsionit në Azi dhe Lindjen e Mesme.

 

 

 

 

 

burime: ICIJ/Ericsson
foto:Ericsson