Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Elon Musk, planifikon të rikthejë Twitterin sërish në pronësi publike!

Shefi i Tesla-s ka folur me investitorët, përfshirë ketu firmat e njohura private për pjesëmarrjen në marrëveshje

Elon Musk, i cili ka rënë dakord të marrë ne pronesi private Twitter-in, në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh, u ka thënë investitorëve të mundshëm se mund ta kthejë kompaninë e mediave sociale në pronësi publike pas vetëm disa vitesh raporton WSJ, duke cituar një burim të njohur me këtë çështje.

Zoti Musk tha se ka në plan të organizojë një ofertë publike fillestare apo IPO të Twitter-it, brenda tre vjetësh nga blerja e tij.

*Twitter by numbers chart by Macrotrends /WSJ

Marrëveshja pritet të mbyllet këtë vit,

duke iu nënshtruar kushteve duke përfshirë miratimin e aksionarëve dhe rregullatorëve të Twitter, sipas kompanis.

Zoti Musk, shefi i Tesla Inc., ka folur me investitorë dhe firmat e kapitalit privat, të cilat mund të ndihmojnë në sigurimin apo huazimin e 21 miliardë dollarëve që ai planifikon të paguajë për të paguar për marrëveshjen, ndërsa pjesa tjetër e parave vjen nga kreditë dhe firma që konsideron të marrë pjesë është Apollo Global Management Inc., raporton Wall Street Journal.

Dihet se firmat investuese, apo me pronesi  private, shpesh i marrin kompanitë nen menagjim me synimin për t’i rregulluar ato jashtë vëmendjes mediale, dhe më pas për t’i bërë ato publike brenda disa vitesh.

Zoti Musk sapo dha një sinjal të dukshëm, se ai planifikon të bëjë diçka të ngjashme, duke siguruar investitorët e mundshëm se do të punon shpejt për të përmirësuar operacionet e biznesit dhe përfitimin e Twitter-it.

@thejournalbiz

burime;WSJ/Macrotrends

foto: twitter/Musk