Ford shënon humbje në tremujorin e parë, shkaku mungesa çipave!
Ford Motor raporton një humbje neto prej 3.1 miliardë dollarësh në tremujorin e parë,
një përmbysje e nxitur kryesisht nga një humbje e madhe në vlerësimin e aksioneve të saj në startupin e automjeteve elektrike, Rivian Inc.
Pavarësisht sfidave të vazhdueshme për sigurimin e mjaftueshëm të pjesëve të automjeteve për të mbajtur plotësisht funksionimin e linjave të montimit, humbja tremujore krahasohet me një fitim neto prej 3.3 miliardë dollarë në tremujorin e parë të 2021.
*Ford Tweet on latest EV Model F-150
A new age for Ford F-150 is here. ⚡#F150Lightning #BuiltForAmerica pic.twitter.com/gXwLchiAqb
— Ford Motor Company (@Ford) April 26, 2022
Të ardhurat ranë me 5% në 34.5 miliardë dollarë në tremujorin e parë
Duke reflektuar prodhimin më të ulët, si mungesë e çipave që është zvarritur për më shumë se një vit, pasi prodhimi i fabrikës së Ford-it vuan duke rezultuar në ndërprerje gjatë tremujorit, dhe duke penguar më tej përpjekjet për të rimbushur salonet me mjete të mjaftueshme për të kënaqur kërkesat e konsumatorëve.
Ford tha se rezultatet e dobëta tremujore, i atribuohen kryesisht një humbjeje prej 5.4 miliardë dollarësh nga investimi i saj në Rivian, por aksionet e Rivian dhe startup-eve të tjera të automjeteve elektrike kanë rënë në muajt e fundit pasi entuziazmi i hershëm i investitorëve u zbeh dhe drejtuesit ulën parashikimet e prodhimit.
Aksionet e Rivan kanë rënë gati 70% që nga fillimi i vitit.
Perspektiva e industrisë së automjeteve u bë gjithnjë e më e pasigurt gjatë tremujorit,
një periudhë në të cilën lufta në Ukrainë dhe kufizimet e lidhura me pandeminë në Kinë, kanë ndërprerë më tej prodhimin e automjeteve dhe zinxhirin e furnizimit, përveç kësaj, prodhuesit e automjeteve po përballen gjithashtu me presione në materialet bazë të përdorura në prodhimi, si litiumi, kobalti dhe nikeli i nevojshëm për bateritë e automjeteve elektrike.