Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Lufta ne Ukrainë po rrit investimet e paneleve solare!

JinkoSolar, furnizuesi i tretë më i madh në botë I pajisjve te paneleve solare, sheh energjinë e pastër, apo solare me nje kerkses më të madhe në Evropë, gjate viteve ne vijim.

Ndërsa,

përpjekjet e Evropës për të reduktuar varësinë nga importet e lëndëve djegëse fosile ruse,  do të rrisin kërkesën për energji solare brenda këtij viti, sipas JinkoSolar Holding Co.

*Ember Chart on renewable energy

 

Instalimet globale të kapacitetit diellor, do të rriten në 250 gigavat këtë vit pasi tregu kërkonë alternativa ndaj furnizimeve ruse, tha në një deklaratë zyrtare prodhuesi I pajisjeve solare me bazë në Kinë Shangrao.

  • Kapacietet solare ishin 184 gigavat në vitin 2021, sipas Bloomberg

“Lufta Rusi-Ukrainë ka nxjerrë në pah nevojën për energji diellore, me kërkesë në rritje që pritet brenda vitit dhe rritje të mëtejshme të qëndrueshme me kalimin e kohës”, deklaron shefi i Zyrës Ekzekutive Xiande Li në deklaratë.

Energjia solare do të “përbëjë një përqindje më të lartë të energjisë në vendet që tradicionalisht varen nga gazi dhe energjia termike”, tha Li.

Të ardhurat e JinkoSolar për tremujorin e parë u rritën 92% në të njëjtën periudhë të një viti më parë në 2.3 miliardë dollarë nga shitjet në rritje të moduleve diellore, sipas deklaratës.

@thejorunalbiz
burime:JinkoSolar/Bloomberg
foto:Bnp solar energy