Buffett vazhdon me blerjen e aksioneve, ndërsa inflacioni rritet!
Investitori miliarder, W. Buffet vazhdoi me blerjen më të madhe të aksioneve në dekadën e fundit, i pa trembur nga trazirat gjeopolitike dhe frika e inflacionit!
Ai vazhdoi me blerjen në tregun e aksioneve të SHBA dhe zgjeroi aksionet e Chevron Corp. dhe Activision Blizzard.
Takimi vjetor i aksionarëve të Berkshire, në Omaha, bëri që Buffett të përballej me pyetje mbi pandemine, aksionet dhe luften ne Ukraine
Ndërsa, lufta dhe inflacioni nxisin paqëndrueshmërinë e tregut duke shkaktuar tremujorin më të keq të S&P 500 në dy vitet e fundit,
Por Buffet, zakonisht blen në mes të pasigurisë, duke investuar mbi 41 miliardë dollarë blerje neto të aksioneve në tremujorin e parë.
*Berkshire Hathaway Portfolio allocation Chart
Kjo është një rekord blerjesh sipas të dhënave që nga viti 2008.
“Për sa kohë që Buffett dhe ekipi i tij po paguajnë çmime të arsyeshme për kompani cilësore, këto investime performojne mirë në çdo mjedis – inflacioni apo krize” tha Darren Pollock, investitor i lartë.
Z.Buffett, tha se nuk mund të parashikonte trajektoren e inflacionit gjatë muajve apo viteve të ardhshme, megjithëse tha se ka parë rritje të çmimeve në bizneset e tij.
Aksionet e Berkshire në Chevron, arritën në 4.5 miliardë dollarë në vitin 2021, tanimë ato arrin 25.9 miliardë dollarë, sipas paraqitjes të tremujorit të parë.
Aksionet e firmës Activision, (përbënin vetëm 1.87% vitin e kaluar, u rritën në 9.5% ndërsa Berkshire pret finalizmin e marrëveshjes me Microsoft Corp.
Miliarderi foli me kujdes mbi disa nga temat më të mëdha, pasi u bënë komente mbi pushtimin rus të Ukrainës dhe inflacionin.
Mbi inflacionin;
Buffett trajtoi sërish ndikimin e inflacionit, pasi paralajmëroi aksionerët vitin e kaluar se ekonomia ishte ne krizë. Inflacioni dëmton mbajtësit e obligacioneve, si dhe njerëzit që ruajnë paratë ‘nën dyshek’
“Ajo eshte humbje për të gjithë,” tha Buffett
Reth temes Bitkoin;
Buffett dhe Munger vazhduan mosbesimin e tyre ndaj Bitcoin-it, me Munger që e quajti atë një “helm miu”
Dyshja transmetuan përsëri kritikat e tyre të thella, pasi Buffett vuri në dukje se ai do të preferonte të zotëronte toka bujqësore ose apartamente – ato që ai i quan asete produktive – sesa Bitcoin.
“Çfarë do të bëja me të?” tha Buffett. “Nuk do të bëjë asgjë fare”