Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Shitjet e Ford-it rriten, poashtu dhe Industria e veturave elektrike!

Ford Motors raportoi një rritje rreth 32% shitje në SHBA gjatë muajit Qershor,

duke mposhtur pjesën më të madhe të industries elektrike, pasi përmirësoi dërgesat e kamionëve dhe SUV-ve dhe përfitoi nga prezantimi modelit të ri tërësisht elektrik.

Kërkesa e konsumatorëve mbetet e fortë edhe përballë çmimeve të larta, tha muajin e kaluar, shefi financiar i Ford, z. John Lawler.

Shitjet e serisë F të Ford-it u rritën me më shumë se një të katërtën në Qershor, me linjën e kamionëve që u shiten me rreth 40,000 automjete me teper se konkurrentet, sipas prodhuesit të automjeteve.

Në përgjithësi,

Shitjet e industrisë së automjeteve në SHBA në Qershor u ulën me 11%, sipas Ford, duke reflektuar vështirësitë e vazhdueshme në rimbushjen e pjesëve të shitjeve dhe çmimet e larta që po shtyjnë disa blerës të dalin nga tregu i makinave.

*Ford intro of their new model

Për gjashtë muajt e parë të vitit 2022,

shitjet e Ford-it në SHBA ranë 8% nga një vit më parë, mes kufizimeve ndëshkuese të zinxhirit të furnizimit që vazhduan të tronditin biznesin e makinave këtë vit.

Ford ka shitur rreth 916,000 automjete në vitin 2022, nga rreth 997,000 në gjysmën e parë të 2021.

Megjithatë,

shitjet e Ford për gjysmën e parë vjetore ishin më të mira se sa rënia prej 18% e regjistruar në mbarë industrinë për të njëjtën periudhë, sipas Wards Intelligence.

Mungesa globale e mikroçipëve dhe furnizimet e pakta të pjesëve të tjera të automjeteve vazhdojnë të zvogëlojnë prodhimin e automjeteve, duke lënë të dëmtuara shumë nga shitësit dhe duke i çuar çmimet e makinave në rekord.

Firma konsulente AlixPartners LLP tha se mungesa e gjysmëpërçuesve do të vazhdojë të ndikojë në industrinë e automjeteve deri në vitin 2024.

 

 

@thejournalbiz
burime:Bloomberg/Ford
foto:Ford.inc