Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Kriza globale; Inflacioni

Opinion nga: Arben Selimi
arben@thejournalbiz.com

Inflacioni si duket do te zgjasë, pavarësisht se shumë nga investitorët po sillen sikur se do të jetë i përkohshëm.

Arsyeja pse po them se investitorët po sillen sikur nuk do të zgjasë është sepse ari, që tradicionalisht është konsideruar si mbrojtje e mirë kundër inflacionit, nuk ka lëvizje signifikante në çmim. Kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe vetëm se investitorët kanë shpresa se çmimet do të kthehen siç kanë qenë para se njerëzit në përgjithësi filluan të vërejnë se me pagat e tyre po blinin për ditë e më pak mallra.

Bitcon-i në anën tjetër, që shumë kush e quan ari digjital, nuk po rezulton të jetë i tillë sepse çmimi i tij jo që nuk është rritur në këtë kohë inflacioni, përkundrazi, ka rënë në mënyrë drastike.

Krejt ky inflacion mund t’i atribuohet FED-it dhe bankës qendrore evropiane, kur gjatë periudhës së pandemisë filluan me atë që tani njihet se lehtësim sasior, duke futur para në ekonomi, para të cilat nuk janë rezultat i ndonjë aktiviteti ekonomik por janë puro para të reja të printuara nga bankat qendrore.

  • Justifikimin për printimin e këtyre parave bankat mundohen ta gjejnë në nivelin e inflacionit para-pandemisë i cili, për së paku 20 vitet e fundit, ka qenë nën 2%.

Bazuar në këtë nivel të inflacionit bankat vlerësuan se paratë që do t’i fusin në qarkullim do nuk do të shkaktojnë ndonjë çrregullim në ekonomi.

Por, si duket e kishin gabim, futja e parave të reja pati ndikim të paparashikuar, tani inflacioni ka dalë jashtë kontrollit ndërsa masat që Bankat qendrore po i marrin për ta luftuar s’janë aspak efektive.

  • Ngritja e normave të kamatës që ka ndodhur më mënyrë konsekutive, muaj pas muaji, nuk po i jep efektet e pritura.

Paratë s’po tërhiqen nga ekonomia, shpenzimet nuk po reduktohen, në fakt vetëm se po rriten, pavarësisht se a po blihet e njëjta sasi e mallrave apo jo.

Si pasoje,

në një nga vendet më të shkatërruara nga inflacioni, në të kaluarën kemi një njoftim interesant, atë të futjes së një monedhë ari si përgjigje ndaj inflacionit në rritje, (Zimmbambve pësoi hiperinflacion gjatë 2009/10 që doli jashtë kontrollit dhe monedha vendase u zhvlerësua me shpejtësi ,  duke i lënë popullit asgjë tjetër veçse letra pa vlerë në llogarinë e tyre)

Rritja e çmimit të aksioneve përtej çdo niveli të arsyeshëm gjatë kohës së pandemisë, ishte pasojë e drejtpërdrejtë i lehtësimit sasior. Tani shtrëngimi sasior – e kundërta e lehtësimit – që po mundohet ta aplikojnë bankat qendrore nuk është po aq i lehtë sa lehtësimi. Është shumë më e thjeshtë të futësh para në ekonomi se sa të tërheqësh.

  • Ky inflacion që po ndodh në ShBA dhe Evropë, po eksportohet në krejt botën.

Nuk ka vend të thuhet “jo të gjitha bankat qendrore të botës kanë aplikuar lehtësimin sasior prandaj nuk duhet të ketë efekte inflacioniste aty ky nuk është aplikuar kjo politikë”.

Në kushtet e sotme të globalizimit çfarëdo ngjarje financiare kudo në botë, ka efekt në gjithë botën. Asnjë shtet nuk është imun ndaj ngjarjeve të tilla për shkak se tregtia më nuk zhvillohet vetëm në nivel kombëtar.

Sidoqoftë inflacioni është këtu dhe po duket se do të jetë për një kohë.

Problemi do të bëhet edhe më i madh, me kalimin e kohës si duket kriza do thellohet, (para se të  kjartsohet) dhe një gjë do mbajme në kujtes  vitin 2022, përgjithmon si viti i krizës së thellë dhe inflacionit progresiv.

 

autori i Opinionit arben@thejournalbiz.com
editori i artikullit arsim@thejournalbiz.com