Industria e çipave ngec, ndërsa inflacioni rritet
Bumi i epokës së pandemisë në industrine e çipave që nxiti një mungesë globale, po tregon shenjat e para të dobësisë, i nxitur nga një rënie në shitjet e kompjuterëve dhe smartfonëve.
Intel dhe Nvidia janë ndër prodhuesit e gjysmëpërçuesve që paralajmërojnë kohë më të vështira në të ardhmen pas dy vitesh rritjeje të vazhdueshme te kërkesës nga konsumatori!
Fuqia për të blerë laptopë dhe pajisje të tjera në fillim të pandemisë është zhdukur pasi inflacioni po rritet vazhdimisht.
Gjigantët e kompanive të çipave,
Intel Corp. dhe Nvidia Corp., po paralajmërojnë për muaj më të luhatshëm në vijim, kjo pas dy vitesh rritjeje të kërkesës në grupet e tyre të produkteve.
*Nvidia on latest industry innovation
Connecting @Siemens #Xcelerator and @NVIDIAOmniverse ushers in a new era of industrial automation, enabling companies of all sizes to build closed-loop, truly real-time, full-design-fidelity immersive digital twins. https://t.co/ZQKiHJ7jah #SiemensAccelerate pic.twitter.com/iwPqRSAobu
— NVIDIA (@nvidia) June 29, 2022
Ngadalësimi i minierave të kriptove po prek prodhuesin e çipave Nvidia, i cili po redukton punësimin.
Intel përkohësisht ngriu punësimin në divizionin e saj të çipave të PC-ve në qershor
Drejtuesit e çipave, shitësit me pakicë të kompjuterëve dhe shpërndarësit thonë se gjendja e keqe e tregut është përkeqësuar muajt e fundit, pasi inflacioni arriti në 8.8% në SHBA, më i larti në më shumë se katër dekada, duke bërë që Rezervat Federale të rrisë normat e interesit.
Nvidia tha se po refuzon të punësojë, pasi prodhuesi i çipave po përgatitet për ngadalësime në dy nga fushat e saj kryesore, minierat e kriptove dhe videolojërat.
Dërgesat e kompjuterëve personalë pritet të tërhiqen me 8.2% këtë vit në 321.2 milionë njësi, sipas International Data Corp., e cila uli parashikimin e saj në qershor.