Google, raporton të ardhurat tremujore!
Google, Raporton të ardhurat tremujore, ku shenon një rritje më të ngadaltë të shitjeve pasi kriza ekonomike globale ndërprenë shpenzimet e reklamave digjitale.
Megjithatë, kompania tha se shitjet e tremujorit të parë u rritën 23% nga periudha e një viti më parë,
kompania shenoi një periudhë të rritjes masive të shitjeve, pasi bizneset e vogla dhe të mëdha u vërshuan në tregun e reklamave duke kërkuar të fitojnë klientët që kaluan periudhën e hershme të pandemic, izoluar në shtëpitë e tyre.
*Statista Chart of google yearly revenues
Shitjet e kompanive u avancuan me 41% vitin e kaluar, por rritja e inflacionit, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar në perspektivën ekonomike
Një rikthim në udhëtime ndërsa kufizimet pandemike vazhduan të lehtësohen ndihmuan rritjen e të ardhurave të kompanisë, thanë analistët.
- Google raportoi 68 miliardë dollarë shitje për tre muajt e parë, duke përmbushur pritshmëritë e Wall Street.
- Gjithashtu, Google ka rritje të nivelit në biznesin e saj të ‘cloud’ ku po përpiqet të arrijë Amazon dhe Microsoft-in.
- Biznesi i cloud mbetet një zonë e rëndësisme investimi për kompaninë.
Google ka planifikuar të shpenzojë gati 5.4 miliardë dollarë për të blerë firmën e sigurisë kibernetike Mandiant Inc. për të automatizuar më mirë mbrojtjen kibernetike të specializuar në një nga platformat më të mëdha në botë për mjetet e bazuara në cloud.
@thjournalbiz
burime:WSJ/Statista
foto:Google.inc