Boeing, i fokusuar në tregun ushtarak!
Biznesi i mbrojtjes së hapësirës ajrore të Boeing solli fitime prej 1.5 miliardë dollarësh vitin e kaluar, por njësia e saj e avionëve humbi 6.5 miliardë dollarë, ndërsa sfidat vazhdojnë me avionët e saj komercialë 737 MAX dhe 787 Dreamliner
Shitjet në mbrojtjen e Boeing, e cila prodhon avionë luftarakë F-15, helikopterë Chinook dhe raketa Harpoon, kanë tejkaluar ato nga divizioni i aeroplanëve të saj komercialë në dy vitet e fundit.
Kjo pritet të ndryshojë në vitin 2022, me rritjen e dërgesave të 737 MAX, megjithëse mbrojtja ende siguron pjesën më të madhe të fitimeve të Boeing, dhe paratë per pagesë të nevojshme, për të reduktuar borxhin e më shumë se 40 miliardë dollarësh.
*Boeing chart on market outlook
Boeing do raportojë rezultatet tremujore sot, më 27 prill
Sektori i mbrojtjes mbetet një burim kryesor i parave dhe biznesi më i madh i Boeing-ut,
me shitje të parashikuara prej 6.7 miliardë dollarësh në tremujorin e parë kundrejt 5.4 miliardë dollarëve për avionët e saj.
Ndërsa,
Kompania pritet të përditësojë investitorët për progresin e MAX dhe ngrirjen afatgjatë të dërgesave të 787 Dreamliner, ndryshimet janë gjithashtu në punë në njësinë e mbrojtjes së Boeing, e cila gjeneroi 26.5 miliardë dollarë në shitje vitin e kaluar.
Boeing siguroi tre kontrata me Pentagonin në vitin 2018, tenderi parë i madh i mbrojtjes në shtatë vitet e fudnit, duke fituar marrëveshjet për dronin MQ-25, avionin e ri trainues të Forcave Ajrore T-7A dhe helikopterët Grey Wolf për të mbrojtur bazat e raketave bërthamore.
Qeveri të tjera, veçanërisht në Evropë, janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake. dhe Boeing po mendon seriozisht të ofrojë produktet e tyre më të fundit ushtarake.