Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Microsoft, tejkalon pritshmëritë financiare!

Microsoft raportoi tremujorin e parë të tij dhe regjistron afro 50 miliardë dollarë të ardhura tremujore!

Duke tejkaluar pritjet e analistëve, pasi rritja e vazhdueshme në biznesin cloud të Microsoft-it rriti të ardhurat e tij tremujore në 49.4 miliardë dollarë, (rritje 18.2%) me fitime prej 16.7 miliardë dollarë, (rritje 8%) duke mposhtur pritshmëritë e Wall Street me fitime për aksion prej 2.22 dollarë.

Pikat kryesore nga rezultatet e kompanisë për tre muajt e përfunduar më 3 mars.

  • Të ardhurat e Microsoft Cloud arritën në 23.4 miliardë dollarë, 32% më shumë nga viti në vit.
  • Rritja në biznesin e kompanisë Office çoi në një rritje prej 17% të të ardhurave në Divizionin e Produktivitetit dhe Proceseve të Biznesit të Microsoft, në 15.8 miliardë dollarë.
  • Një rritje në biznesin e Windows Commercial ndihmoi për të nxitur një rritje prej 11% të të ardhurave në divizionin More Personal Computing të kompanisë, në 15.5 miliardë dollarë.
  • Të ardhurat nga reklamat e kërkimit dhe lajmeve arritën në 2.9 miliardë dollarë, me 22% rritje nga viti në vit.
  • Të ardhurat e LinkedIn ishin 3.4 miliardë dollarë, 34% më shumë për tremujorin.
  • Të ardhurat nga pajisjet, duke përfshirë biznesin e harduerit Microsoft Surface, u rritën me 10% në një total prej më shumë se 1.7 miliardë dollarë për tremujorin.

Duke u përshtatur me blerjen e fundit te Nuance Communications, analistët prisnin që kompania të postonte rreth 2,15 dollarë fitime për aksion, (krahasuar me 2,22 dollarë që raportoi Microsoft)

Rezultatet vijnë në mes të një jave të ngjeshur për fitimet e teknologjisë, me Apple, Alphabet dhe Amazon midis kompanive që raportuan numrat e tyre më vonë këtë javë.

Grafiku i Microsoft Q1

Three Months Ended March 31,
 ($ in millions, except per share amounts) Revenue Operating Income Net Income Diluted Earnings per Share
2021 As Reported (GAAP) $41,706 $17,048 $15,457 $2.03
Net income tax benefit related to India Supreme Court decision on withholding taxes (620) (0.08)
2021 As Adjusted (non-GAAP) $41,706 $17,048 $14,837 $1.95
2022 As Reported (GAAP) $49,360 $20,364 $16,728 $2.22
Percentage Change Y/Y (GAAP) 18% 19% 8% 9%
Percentage Change Y/Y (non-GAAP) 18% 19% 13% 14%
Percentage Change Y/Y (non-GAAP) Constant Currency 21% 23% 17% 18%

 

@thejournlbiz
burime:Microsoft.Corp
foto:Mircosoft