Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Si ndikojnë çmimet e naftës në përditshmërinë tonë?

Opinion nga Arben Selimi 

(* kontribuar nga editori A.A)  

Çmimi i naftës në bursë është 102,6$ për fuçi, deri sa po shkruaj këtë artikull, ndërsa në tregun me pakicë nafta po shitet me 1,75€ (ose dollar, sepse kursi i këmbimit €/$ është pothuajse 1).

Për ne që udhëtojmë për në punë, nafta s’ka alternativë, duhet pa tjetër ta blejmë, s’mund t’i shmangemi, dhe nuk është sikurse p.sh. një TV 4K UHD, që e blen nëse ta përballon xhepi, ose e blen një më rezolucion më të vogël kur i pari është i papërballueshëm.

Naftën duhet ta blejmë,  sepse për çdo ditë të duhet të shkojmë në punë, shumë prej nesh duhet të paraqitemi në orën e caktuar dhe s’dalim dot para se t’i bëjmë së paku tetë orë punë në ditë.

*Tweet on op/ed and the main factors behind oil price surge

Ka qenë një kohë kur praktikonim një parullë “blej shqip” që kishte për qëllimin bojkotimin e produkteve serbe!

Pse të mos e bojkotojmë edhe naftën me çmim të lartë, duke ditur se vetëm çmimi i konsumit është i lartë jo edhe çmimi i prodhimit. Arsyeja e vetme pse është ngritur çmimi është se prodhuesit, me kapacitetet që kanë në dispozicion, nuk po arrijnë të plotësojnë kërkesën në treg, e në ekonomitë e tregut, është tregu ai që e përcakton çmimin, pra oferta dhe kërkesa.

Kur ka kërkesë më shumë se që ka ofertë çmimi tenton të rritet, dhe anasjelltas, kur kërkesa është e ulët, çmim ka prirje të bie, siç ndodhi në kohën e mbylljes në vitin 2020, kur një fuçi naftë ishte shitur edhe me 13,35$, ndërsa tani në kohë të kësaj gjendje çmimi maksimal ka arritur në 129,44$ për fuçi, kjo do të thotë rritje prej 870%.

  • Prej vitit 2015 e deri në vitin 2021 çmim i naftës ka qenë nën 75$ për fuçi!

Është normale, që prodhuesi t’i transferojë kostot e prodhimit te konsumatori, nëse i paraqiten kosto shtesë ose kosto të reja, por në rastin e naftës as njëra as tjetra s’është e vërtetë. Naftëtarëve iu paraqit moment i artë, në rrethanat e reja gjeo-politike, dhe iu dha mundësia për të ngritur çmimin pa asnjë shkak.

Në ditët e sotme të digjitalizimit kur njerëzit mund të punojnë nga shtëpia, s’është patjetër të paraqitemi fizikisht në punë, prandaj mund ta shmangim, së paku pjesërisht, blerjen e naftës.

Nëse punëmarrësit do të ishin të gatshëm të na lejojnë të punojmë nga shtëpia, sikurse ndodhi gjatë kohës së izolimit total shkaktuar nga covid-19, atëherë një pjesë e madhe e qarkullimit rrugor do të reduktohej. Me ketë do të reduktohej edhe kërkesa për naftën që do shtynte poshtë çmimin e saj.

Kjo për familjet do të ishte e dobishme edhe në aspektin ekonomik edhe në aspektin ambientit, do të na reduktoheshin shpenzimet e më këtë edhe emisioni i gazrave CO2 në atmosferë.

  • Megjithëse prezenca fizike në punë në disa profesione është e pazëvendësueshme, ka plot profesione të cilat mund të kryhen nga shtëpia.

Dërgimi i dokumenteve me e-mail, takimi në Zoom, ose në aplikacione të ngjashme, është falas kështu që puna mund të vazhdojë pa ndërprerë edhe pa prezencë fizike në zyre. Tanimë kemi edhe përvojë të mjaftueshme me një ambient të tillë pune kështu që lehtë do të mund të aplikohej në praktikë.

@thejournalbiz.com
autori i artikullit arben@thejournalbiz.com
editori ;arsim@thejournalbiz.com