Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Christie’s synon digjitalizimin!

Shtëpia më e madhe e ankandeve në botë, Christies  tha se po fillon firmën e saj investuese të brendshme, Christie’s Ventures,

Ku synimi primar do jetë,  ofrimi fondeve për kompanitë e reja, teknologjitë e të cilave në fund mund të ndihmojnë koleksionistët të blejnë dhe shesin më shumë art, kryesisht digjital

Lëvizja e Christie vjen pasi rënies se fundit në kripto dhe shitja aksioneve të teknologjisë kanë detyruar firmat tradicionale të kapitalit të tërhiqen nga investimet për startup-et.

Christie’s, i cili kohët e fundit raportoi shitje të forta, tha se planifikon të investojë të paktën disa milionë dollarë në shumë startup në javët e ardhshme.

Tweet mbi digjitalizimin e Christie’s  

Kompania tha se tashmë ka investuar një shumë të pazbuluar në një startup LayerZero Labs, që synon të ndihmojë njerëzit të shpenzojnë ose të lëvizin asetet e tyre digjitale si kriptovalutat

  • Christie’s po kërkon kompani, potencialisht të afta për të zgjidhur problemet që kanë penguar prej kohësh tregtinë e artit.

Z. Thakkar tha se këto mund të përfshijnë teknologji të krijuara për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të autenticitetit dhe gjurmimin dhe katalogimin e pronarëve të artit në mënyrë më efikase.

Mjete të tjera përfshijnë ato për të ruajtur dhe shitur në mënyrë më të sigurt asetet digjitale, të tilla si NFT-të që mbartin art, ose tokenat e pandryshueshëm që veprojnë si fatura digjitale.

*Christi’s – tweet mbi shitjet globale

Shitja prej 69 milionë dollarësh nga Christie’s e kolazhit digjital të artistit Beeple në fillim të vitit 2020 dëshmoi një kurreshtje dhe më shumë vëmendje kryqëzimit të artit dhe teknologjisë.

Christie’s tha se investimet e saj do të shtrihen përtej sferës së artit NFT, shitjet e të cilit janë tkurrur kohët e fundit.

Shitjet e vetë Christie të NFT-ve ranë nga 93.2 milionë dollarë gjatë gjysmës së parë të 2021 në më pak se 5 milionë dollarë gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

 

@thejournalbiz.com
burime:WSJ/Christie’s
foto: Christies inc