Uber dënohet për mbipagesë të personave me aftësi të kufizuara!
Departamenti i Drejtësisë deklaroi se zgjidhi një çështje me Uber Technologies Inc.
që pretendonte se kompania ngarkoi gabimisht tarifat e pritjes për pasagjerët me aftësi të kufizuara!
Departamenti i Drejtësisë tha se, si pjesë e një marrëveshjeje, Uber do të ofrojë disa milionë dollarë kompensim për më shumë se 65,000 përdorues apo klient me aftësi të kufizuara.
*WSJ Tweet mbi Uber ujdin me Departamentin e Drejtsis.
The Justice Department has settled a case with Uber that alleged the ride-hailing giant wrongfully charged wait-time fees to passengers with physical disabilities https://t.co/Rok5RZs1LY
— The Wall Street Journal (@WSJ) July 19, 2022
Sipas marrëveshjes,
Uber do të “ofrojë disa milionë dollarë kompensim” për më shumë se 65,000 përdorues të cilëve, për shkak të paaftësisë së tyre, u duhej më shumë kohë për të hyrë në makinë dhe si rezultat, do të paguanin ekstra për një tarifë pritjeje, sipas deklaratës nga Departamenti i Drejtësisë
Tarifa e kohës së pritjes zakonisht zbatohet dy minuta pasi një Uber veture standard arrin në një vend marrjeje dhe tarifohet derisa makina të fillojë udhëtimin e saj.
- Tarifa mesatare e kohës së pritjes që u ngarkohet klienteve është më pak se 60 cent.
Në Nëntor,
Departamenti i Drejtësisë ngriti një padi në Gjykatën e Qarkut të SHBA, që Uber të modifikonte politikën e tarifës së pritjes dhe të paguante dëme monetare të paspecifikuara dhe gjoba civile.
Uber tha se modifikoi politikën e saj të kohës së pritjes pak përpara se padia të ishte paraqitur vitin e kaluar.
“Kjo marrëveshje dërgon një mesazh të fortë se Uber dhe kompanitë e tjera të ndarjes së udhëtimit do të mbahen përgjegjës nëse shërbimet e tyre diskriminojnë njerëzit me aftësi të kufizuara”, tha Kristen Clarke, ndihmës prokurore e përgjithshme në Departamentin e Drejtësisë.
*Aksionet e kompanisë UBER u ngritën rreth 6% në tregtimin e mesditës ne bursë