Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Federata Ruse njofton për ndalimin e Instagram-it!

Agjencia ruse e komunikimit Roskomnadzor njoftoi se do të ndalojë Instagramin që nga sot, me 14 mars.

Sipas agjencisë.në deklaratën e lëshuar thuhet:

‘Roskomnadzor vendosi të përfundojë procedurën për vendosjen e kufizimeve në aksesin në Instagram në orën 00:00 të datës 14 mars, duke u ofruar përdoruesve një periudhë tranzicioni prej 48 orësh”.

Vendimi vjen një javë pasi Rusia bllokoi hyrjen në Facebook,

Agjencia e komunikimit, tha se ishte rezultat i marrjes së një vendimi të paprecedentë nga ‘Meta’ duke lejuar postimin e informacionit që përmban thirrje për dhunë ndaj qytetarëve rusë

Adam Mosseri,tweet on Intagram ban in Russia

Kreu i Instagram-it, Adam Mosseri,

postoi të premten në Twitter, duke cekur se 80 milionë Rusë do të shkëputen nga njëri-tjetri dhe “nga pjesa tjetër e botës”.

  • Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë kërkoi që Meta të etiketohet si një “organizatë ekstremiste” sipas ligjit rus.

Kjo pas raportimeve se,

‘Meta’ kishte krijuar përjashtime në rregullat e saja mbi gjuhën e urrejtjes, duke lejuar përkohësisht përdoruesit e Facebook-ut dhe Instagram-it të bënin thirrje për vdekjen e Presidentit Putin, si dhe dhunën ndaj ushtarëve rusë.

 

 

burime: Tass/Instagram/thejournalbiz
foto:instagram