Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Investimet e fondit të kursimeve i janë ‘ngrirë’ Abramovich-it

Fondeve mbrojtëse nga inflacioni apo asetet e oligarkut rus u bllokuan,

pasi ai u sanksionua nga qeveria britanike

Sipas WSJ, një sërë fondesh amerikane që kanë investime nga oligarku rus Roman Abramovich u është thënë të ngrijnë asetet e tij pasi ai u sanksionua nga qeveria britanike.

Një mesazh nga administratori i fondit SS&C Globe Op thote se “Aktualisht llogaritë që i atribuohen Roman Abramovich janë të bllokuara nga transaksioni, për çdo shpërndarje, shlyerje ose pagesë nuk mund të bëhet dhe asnjë abonim ose kontribut nuk mund të pranohet.”

*Kyiv Independent tweet on news on frozen funds

 

SS&C, klientët e së cilës përfshijnë fondet mbrojtëse dhe menaxherë të tjerë investimesh,

thanë  se po monitorojne situatën për udhëzime nga Thesari Anglez, Zyra e Zbatimit të Sanksioneve Financiare dhe Autoriteti Monetar i Ishujve Kajman.

Fondet tjera kanë marrë mesazhe të ngjashme, sipas WSJ

Britania e Madhe ngriu të enjten asetet financiare te zt. Abramovich dhe e pengoi atë të bënte ndonjë biznes në vend ose të shiste asete, duke përfshirë klubin e futbollit Chelsea F.C.

 

 

 

burime:WSJ/Thejournalbiz
foto:chelsea.fc