Rihanna, konsideron listimin e Savage X Fenty në bursë!
Ylli botëror dhe pronarja e kompanisë Savage X Fenty Rihanna,
raportohet se po punon me këshilltarët e saj për një (IPO), ose ofertë publike fillestare në bursen e New York-ut
Savage X Fenty ka kontaktuar me konsulenca si Goldman Sachs dhe Morgan Stanley, zbulon Bloomberg.
- Listimi mund të ndodhë këtë vit.
*Bloomberg tweet on Savage X Fenty’s IPO
EXCLUSIVE: Rihanna is working on an IPO that could value her Savage X Fenty lingerie company at $3 billion or more, sources say https://t.co/BiwRPlR57F pic.twitter.com/96AZ4nT7WE
— Bloomberg (@business) March 11, 2022
Brendi I njohur i modës intime u lançua në vitin 2018, dhe gradualisht u bë një lider global në veshjet e brendshme.
Vendimi i Rihanna-s për një IPO mund të vlerësojë kompaninë e saj të të brendshmeve në 3 miliardë dollarë, raporton Bloomberg.
Ndërsa në gusht të vitit 2021,
Forbes vlerësoi pasurinë neto të Rihanna-s afër 1.7 miliardë dollarë, duke e bërë atë pop yllin më të pasur në botë, (të dytën pas Oprah Winfrey-t) si artistja më e pasur femër.
*TikTok Savage Fenty store in Las Vegas
@savagexfenty A sneak peek into our IRL Vegas retail Xperience. #VegasIsSavage #SavageXIRL
*Shitorja e vetme fizike e Savage X Fenty,u hap së fundmi në Las Vegas
Pasuria e Rihannës vjen nga linja e saj e grimit Fenty Beauty, (me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë) 270 milionë dollarët ndahen mes biznesit online Savage X Fenty dhe karrierës së saj muzikore, vlerëson Forbes.
Me lokacion ne Las Vegas, dyqani përmban një përvojë të teknologjike që lejon klientët të marrin një skanim të trupit, permës realitetit virtual, si dhe duke krijuar një avatar ne 3D të ngjashëm me llojin e trupit të tyre, sipas Retail Dive
Source:Bllomberg/Forbes/Thejournalbiz/Retaldive
Photo:Rihanna