Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Jeep, zbulon modelin e ri elektrik!

Jeep ka zbuluar një version të ri tërësisht elektrik të SUV-in Wrangler, por konsumatorët do të duhet të presin për të blerë një të tillë.

Jeep debutoi me Wrangler “Magneto” si një automjet koncept, që do të thotë se është një produkt me porosi i prodhuar  si prototip për të vlerësuar interesin e klientit ose për të treguar drejtimin e ardhshëm të  Jeep-it.

“Është një makinë e qëndrueshme, që ngjitet në shkëmb”, tha Jim Morrison, nënkryetar i  Jeep-it gjatë ngjarjes mediatike. “Është një model koncept automjeti me zero emisione me aftësi Jeep 4×4.”

*JEEP tweet on new EV Concept model

Drejtuesit e Jeep kanë thënë se çdo Jeep do të ofrojë një formë të re elektrifikimi,

kjo pasi kompania kohët e fundit filloi të shesë një version hibrid elektrik nën një emër të ri “4xe”

  • Modelet elektrike hibride plug-in kanë bateri si EV, por gjithashtu kanë një motor tradicional me djegie të brendshme

Modeli Magneto u zbulua së bashku me disa automjete të tjera me porosi  gjate  ‘Jeep Easter Safari’  një ngjarje vjetore ‘offroad’ në Moab, Utah. raporton Bloomberg

 

 

@thejournalbiz
source: Bloomberg/Jeep
Photo:Jeep.inc