Kosova; në mes të rritjes digjitale dhe ikjes ‘kolosale’
Opinion nga: Arsim.Ajeti
autorin mund ta kontaktoni në: arsim@thejournalbiz.com
Nuk është lojë me fjalë, e as ndonjë aforizëm,
titulli është vetëm një hyrje në realitetin tonë të quditshëm, në njërën anë kemi disa arritje të jashtzakonshme, siq është kjo e fundit, me sherbimet e TIK ( Teknologjia informative dhe Komunikimit) dhe, tjetra me dukurin në rritje të migrimit, ku vetëm në tre mujorin e fundit, kemi mbi 100.000 mijë aplikime për viza pune, në Gjermani, Sloveni dhe vendet Skandinave,
statistika këto nga mediumi europian, euroactiv
Kohë më parë, Kosova shenoi një rritje, në cilësi dhe shitje me të cilën mund të mburremi, pasi talnentmng raportoi për jo vetëm rritje në shitje që vlersohet të jetë mbi 100 milion eu për vitin 2021, por edhe rritje në punësim në sektorin e TI-së dhe atë të komunikimit.
Në anën tjetër,
kemi një trend në rritje të migrimit legal, apo mirgimit për punë të caktuar kontraktuale, ku vetëm gjatë muajit Janar janë shenuar mbi 50.000 aplikime në Ambasadën Gjermane.
Shtrohet pyetja, pse aq numër i madh dëshiron të ikë nga Kosova, për një vend pune, kur sektori I TI-së shenon rritje, dhe ka potencijal për prurje të reja me një rrogë mbi mesatare!?
- Sa i kemi kushtuar rëndësi edukimit të gjeneratave të reja në këtë lëmi? dhe
- Sa ka kontribuar Qeveria, me planprogram konkret, në këto 11 vitet e fundit?
Prandaj paradoksalisht,
‘fajtori’ kryesor ndër të tjera mund ta gjejmë, në atë që të gjithë apriori mbanim shpresa, e ajo është ‘Politika’ …e cila për dekada e ka zhytur ekonominë dhe perspektivën Europiane të Kosovës në pikën zero, dhe në menyrë indirekte ka ndikuar në ‘humbjen e shpresës’ për shumë të ri dhe të reja, te cilët mundësin e vetme e shohin në tregun e jashtëm!
Ndërsa,
Kosova zyrtarisht ka numrin më të lartë të papunësisë në Ballkanin Perëndimor, (mbi 25%) sipas statistikave të Institutit të Statistikave të Kosovës, (25.9% *anketimi i realizuar gjatë 2020/21)
Por, punësimi në sektorin e TI-së u rrit në mënyrë eksponenciale nga 14,000 (në vitin 2017) në një total prej 20,000 (në vitin 2021)
*Thejournalbiz tabela mbi trendet e TIK
Përderisa,
sektori i TI-së ka një moshë mesatare të punonjësve rreth 24 vjeç, nga të cilët 61% janë meshkuj dhe 39% janë femra, (*sipas statistikave që mbulojnë periudhën katërvjeçare)
Konkluzion;
Rinia Kosovare janë me të vërtetë njohës të teknologjisë informative, dhe patjetër duhet bërë më shumë nga perspektiva e politikave sociale duke rivlerësuar të gjithë skemën e punësimit, si dhe vëmendjen e menjëhershme të strukturës qeveritare, dhe OJQ-ve në këtë aspekt
Ndërkohë që sektori i IT po lulëzon, brezi i ri po migron!? kjo jo për shkak të ndonjë persekutimi apo mungesës së aftësive apo njohurive, por për një pagë dhe mbijetesë!
E tëra kjo nga papjekuria, apo ‘impotenca’ politike që ka pllakosur vendin për dekada, për t’ja humbur shpresat popullit të vet… ironike apo jo!
Disa statistika kyqe;
Përdorimi i internetit në Kosovë në vitin 2022;
– Në Janar të vitit 2022 në Kosovë kishte rreth 1.72 milionë përdorues të internetit.
– Shkalla e penetrimit të internetit në Kosovë ishte 97.0 për qind e popullsisë së përgjithshme në fillim të vitit 2022,
Ndërsa,
Statistikat e mediave sociale për Kosovën në vitin 2022
– Në janar të vitit 2022 në Kosovë kishte 1.04 milionë përdorues të mediave sociale.
– Numri i përdoruesve të mediave sociale në Kosovë në fillim të vitit 2022 ishte i barabartë me 58.5 për qind të popullsisë së përgjithshme,
Të dhënat e publikuara në burimet e reklamave të Facebook (Meta) tregojnë se;
– Facebook kishte 869.2 mijë përdorues në Kosovë në fillim të vitit 2022, ndërsa
– Instagrami kishte 582.9 mijë përdorues në Kosovë në fillim të vitit 2022.
*e rëndësishme të theksohet se përdoruesit e mediave sociale mund të mos përfaqësojnë individë unikë, sipas të dhënave nga datareportal
@thejorunalbiz.com