Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Aksionet e MicroStrategy në rënie të vazhdueshme!

Aksionet e MicroStrategy vazhduan të bien, pasi investitorët janë të shqetësuar se çfarë do të thoshte një shitje masive e kriptomonedhave për portfolion e kompanisë softuerike!

MicroStrategy, një kompani softuerësh për inteligjencën e biznesit investoj në bitcoin dy vjet më parë si  mbrojtje kundër inflacionit.

Aksionet e MicroStrategy ranë rreth 25%, në 152,15 dollarë dhe kanë humbur më shumë se 70% të vlerës së saj këtë vit.

Bitcoin ka rënë më shumë se 60% nga niveli më i lartë.

*Microstrategy’s tweet on analytics #1 in B.I

 

Humbja e kriptove u thellua fundjavën e kaluar me bitcoin që ra nën 23,000 dollarë të hënën pasdite.

Kompania shtoi pozicionin e saj dhe në muajin mars mori hua mbi 205 milionë dollarë nga Silvergate Bank për të blerë më shumë ‘asete dixhitale’

Kompania, mund të përballej me një ‘thirrje marzhi’ apo margin call qe do te thote ‘shitje per mbulim huazimi’ për borxh nëse çmimi i bitkoin bie nën 21,000 dollarë, pas njoftimit të saj për të adoptuar bitkoin si “asetin kryesor të rezervës së thesarit”

“Ne nuk presim të marrim një telefonatë marzhi dhe kompania ka shumë kolateral shtesë nëse duhet të postojmë më shumë,” u përgjigj Michael Saylor, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i MicroStrategy, për Wall Street Journal.

CEO Micheal Saylor on Btc long term Company’s goals

Vlera e investimeve nga MicroStrategy ishte rreth 5.9 miliardë dollarë në fund të muajit Marsit, tha kompania. me 129,218 bitcoin në portfol.

Ndërsa,

CEO i tyre kishte shumë pak gjëra për të thënë, ndërsa shkroi në Twitter, “ne Bitkoin ne besojm”, dhe se investime në asetet digjitale janë startegjike për 2.5 milionë ndjekësit e tij.

 

@thejournalbiz
burime:WSJ/Microstrategy
foto:MicroStrategy.inc