Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Politikbërja Kosovare, dhe Festivali ‘Sunny Hill”

Opinion nga: Arsim Ajeti
(arsim@thejournalbiz.com)
Kontribuar nga gazetaret; Altiana Zogaj dhe Rreze Sylhasi

 

Si t’ja filloj sot, mbase me thënien e famshme; Houston we have a problem! (Houston ne kemi një problem!)

Fragment nga radio-komunikimet mes astronautëve Jack Swigert dhe Jim Lovell, me Qendrën e Kontrollit të Misionit të NASA-s gjatë fluturimit hapësinor Apollo 13, në vitin 1970,  ndërsa ata komunikuan problemet serioze në anijen e tyre kozmike, dhe kjo fjali tanimë ka hyrë në fjalor dhe përdoret për rastet kur jemi pranë një problemi mjaft serioz!

Ndërsa në Kosovë, me dekada kemi probleme serioze me investimet dhe gjenerimin e bizneseve ndërkombëtare për investime në Kosovë, dhe askush nuk merret me këtë  seriozisht, që se paku ta pranojmë, se me të vërtet…

“Houston KEMI PROBLEME!

Tweet nga faqja zyrtare Sunny Hill Festival

Në fakt,

Kosova përballet me problemin e të njëjtës natyrë që nga Pavarësia e këtej, treguesi kryesor janë investimet, apo bizneset që preferojnë shtetet fqinje, (shto këtu problemet me korrupsionin dhe emigracionin)

Bizneset, siç ka ndodhur me vite, e anashkalojnë Kosovën, dhe askush deri më sot nuk merret me këtë fenomen, të paktën jo seriozisht, por vetëm për fushata elektorale dëgjojmë lloj-lloj premtimesh në stilin e romanit të famshëm të Servantesit dhe tragjiko- komedise së personazheve legjendare, Sanqo-Panqos dhe lufta me ‘mullirin e eres’

Duhet analizuar me qetësi dhe kjartësi, pse bizneset serioze kanë përfunduar në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Mal të Zi…e jo tek ne?

Pse, si është e mundur kjo?

Për më tepër, Kosova, ndryshe nga rajoni, ka një popullsi më të re në moshë, dhe më të fiksuar pas teknologjisë dhe internetit si fenomen, (në opinionin e mëparshëm përmenda statistikat zyrtare, ku rreth 97% e popullsisë që Kosova ka akses në internet!

Ky fenomen ka të bëjë me politikëbërjen tonë, e cila qëllimisht apo për ndonjë qëllim tjetër ka arritur të ‘friksojë’ çdo biznes serioz, dhe tani i vetmi Festival që ka rëndësi të jashtëzakonshme në imazhin e Kosovës, por jo vetëm imazhin, dështon!!.

Këto evente janë një ‘infuzion ekonomik’ në ringjalljen e bizneseve të vogla dhe të mesme, duke filluar nga Gatronomia, Bar-kafetë, Hotelierët, dhe kjo ngjarje do t’ju sjellë jo pak fitime të mirëpritura nga dëshpërimi pandemik!

Por edhe Shteti, apo Bashkia do të rrisnin të ardhurat nga pagesat e taksave, nga shitjet e bizneseve të përmendura më sipër!

E fundit, por jo më pak e rëndësishme,

Dua Lipa tani është një yll botëror, dhe sipas Forbes  hiti i saj ‘ Levitating’ ka arritur shitje masive ndersa pasuria e saj vlerësohet në rreth 50 milionë dollarë.

*Forbes tweet on Dua Lipa’s hit single ‘ Levitating’

Për më tepër,

në të dy festivalet e kaluara  ‘Sunny Hill’ vetëm nga postimet e Duas në rrjetet sociale (mbi 50 postime dhe mbi 100 story në Instagram) si dhe artikuj të ndryshëm në prestigjiozët The Times, Washington Post, The Guardian etj, ku publiciteti i Prishtinës (Kosovës) si një vend që jo vetëm ia vlen të vizitohet por edhe të investohet, ka qenë i jashtëzakonshëm!

Disa thonë  shkaku I ‘tokës dhe kushtet e Festivalit’?

Shikoni, secili Festival ka kushtet e veta, sa për ilustrim;

Festivali tashmë me famë botërore Exit Festival, i cili mbahet çdo vit në Novi Sad, në fillim ka pasur shumë debate dhe politika atje ka arritur t’i sigurojë festivalit hapësirën e ​kërkuar, dhe kjo pikërisht tek Kalaja e Vjetër e qytetit, (*lokacion nën mbrojtjen  kulturore dhe të trashëgimisë!)

Ndaj..

është koha e fundit që politika të hap rrugë, dhe jo ta sabotoj popullin e vet, në fund fare shikoni se çfarë dëmi kemi në procesin e vizave me ‘demarkacionin’ që në fund u votua ashtu siç kërkonte Bashkimi Evropian, por në fund populli është duke paguar çmimin e izolimit, ndërkohë që shumica (nëse jo të gjithë) e politikanëve kanë pasaporta, të të njëjtit vend në të cilin, Dua Lipa zgjodhi të performojë këtë vit….ironike apo jo?

 

 

editorial nga redaktori arsim@thejournalbiz.com 
@thejournalbiz
Foto:Dua Lipa/sunny hill festival