Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Aksionet e Microsoft-it shenojnë rritje

Microsoft Corp.shenon rritje të konsiderueshme, që nga prilli 2020, pasi gjigandi i softuerit  siguroi investitorët se biznesi i kompjuterave ‘cloud’ të kompanisë Azure ka ende potencial për zhvillim dhe shitje, për më tepër,

 

  • Në divizionin e Informatikës, Windows dhe Xbox, të ardhurat ishin rreth 17.5 miliardë dollarë.
  • Shitjet e Office 365 për klientët e biznesit u rritën me 19%.
  • Të ardhurat nga softueri i sistemit operativ Windows,  shitur prodhuesve të kompjuterëve u rritën me 25%.

 

Shefi Ekzekutiv Satya Nadella e ka kthyer biznesin Azure të kompanisë në një biznis profitabil, fill pas Amazon-it në tregun e shërbimeve të infrastrukturës ‘cloud’.

Por, Microsoft përballet me një konkurrencë për kontrata të mëdha nga Amazon dhe Google Alphabet Inc.

Aksionet e Microsoft u rriten deri në 6.9% në Nju Jork.

“Kjo do të ndihmojë në qetësimin e investitorve në akcionet e teknologjisë ” tha Dan Ives, analist në Wedbush.

Raporti fiskal i të martës për të ardhurat e tremujorit të dytë fiskal të Microsoft-it tregoi shitjet që kaluan 50 miliardë dollar, për herë të parë dhe fitim që tejkaloi vlerësimet e analistëve

Gjigandi i softuerit është një nga kompanitë e para më të mëdha të teknologjisë që raporton fitimet, kështu që investitorët po i shikojnë nga afër rezultatet nga Apple dhe Google

 

 

 

burime: CNBC/Yahoo