Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Snapchat shton veçori në reklamat e tregtisë elektronike

Përhapja e Covid-19 mbajti shumë blerës të mundshëm në shtëpi, perderisa reklamuesit përshpejtuan eksperimentet e tyre me tregtinë elektronike

Snapchat, një aplikacion celular që synon përdoruesit në të 20-at e tyre, ka investuar në realitetin virtual, për të ofruar përvoja më kreative gjatë blerjeve.

Snap duket se do t’i bashkohet trendit Metaverse, pasi ka trajnuar bizneset për të prezantuar produkte nëpërmjet kamerës në aplikacionin e saj, në mënyrë që përdoruesit të mund të provojnë në mënyrë digjitale një nuancë të re buzëkuqi ose mbase modele këpucësh.

Snapchat po shton veçori në reklamat e tij të realitetit virtual, duke ndihmuar shitësit me pakicë të kenë një shitje nga përdorimi i aplikacionet dhe kamerës vetëm

Tani kompania thotë se bizneset mund të shtojnë më shumë informacion mbi reklamat e tyre , të tilla si përshkrimet e artikujve,çmimet dhe lidhjet për blerje.

Snap shkroi në postimin e tyre, se funksioni i ri do t’u mundësojë brendeve të marrin më shumë analiza të hollësishme rreth produkteve që po tërheqin vëmendjen më  tepër.

 

 

 

 

burimi: Snap/WSJ