Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Tesla pritet të thyej rekordin e vet të fitimit

Tesla ka shënuar rritje në numrin e automjeteve të shituara gjatë vitit 2021 e me këtë pritet të ketë rritje edhe në fitim.

Prodhuesi i automjeteve shiti më shumë se 936 elektrike mijë automjete në tregun global pavarësisht se u ballafaqua me mungesë të çipave kompjuterikë, që e vështirësoi prodhimin për të gjitha kompanitë e industrisë e automjeteve.

Kërkesa për automjete elektrike ishte mjaft e lartë gjatët vitit 2021, shumë më e lartë se sa oferta, dhe Tesla, sikurse edhe kompanitë tjera në këtë industri, përfitoi nga rasti duke vendosur çmime të larta për automjetet e saj.

Investitorët presin që Tesla të raportojë të hyra vjetore nga shitja afërsisht 53 miliardë dollarë si dhe 5.3 miliardë dollarë fitim vjetor. Kjo sipas njoftimit të Teslas se do t’i publikojë pasqyrat financiare të vitit 2021, të mërkurën me 26 janar në ora 16:30 (sipas kohës lokale në Austin, Texas). Vitin e kaluar Tesla kishte raportuar 31.5 miliardë dollarë në shitje dhe 721 milionë dollarë fitim.

Investitorët, të mërkurën do të kenë mundësinë të dëgjojnë mbi planet që Tesla ka për të zgjeruar asortimentin e veturave që i prodhon. Aktualisht Tesla prodhon vetëm katër modele të automjeteve elektrike mirëpo z. Musk ka thënë se po planifikon të ofron produkte të reja.
Modeli i fundit të cilin Tesla e nxori në shtije ishte Modeli Y i vitit 2019. Ndërsa tani pritet që Tesla të fillojë prodhimin e një modeli të ri që pritet të kushtojë rreth 25,000 dollarë. Me ketë model, veturat elektrike do të jenë të qasshme edhe për një gamë më të gjerë të konsumatorëve.

Synimet e kompanisë janë që të rrisë prodhimin me 50% çdo vit, në vitet në vijim dhe analistët presin që një rritje e tillë të ndodhë duke u bazuar në shitjet e vitit 2021. Z. Musk pati deklaruar se synon që të prodhojë deri në 20 milion vetura në vit e këtë mëton ta arrijë duke ndërtuar dy fabrika të reja, një në Gjermani dhe tjetrën në Teksas.