Apple brendi më i shitur i smartfonëve në Kinë
Apple kryeson Kinën për herë të parë në gjashtë vjet
Shitjet e Apple në Kinë u rritën 32% ndërsa tregu i përgjithshëm i brendshëm u zvoglua për 9%.
- IPhone mori një rekord prej 23% të tregut në tremujorin e katërt
- Apple ka kaluar numrin 2 të Vivo-s pasi sanksionet e SHBA goditën Huawei
- Apple ishte brendi më i shitur e smartfonëve në Kinë në tremujorin e fundit të vitit 2021,
Konkludon ‘Counterpoint Research duke na treguar se Apple arrin prap ta zë vendin e parë, në tregun më të madh të celularëve në botë
iPhone 13 i sapo lançuar, ia kaloi rivalëve kinezë ‘Vivo’ dhe ‘Oppo’ pasi Huawei ra ndjeshëm në shitje.
Perderisa, Apple arriti një rekord prej 23% në tre muajt e fundit të vitit 2021, vlerëson tutje Counterpoint.
“Performanca e Apple u nxit nga një përzierje e strategjisë së saj të çmimeve dhe fitimit nga baza premium e përdoruesve të brendit Huawei,” tha në raportin e tij analisti, Mengmeng.
Globalisht, kërkesa për smartfonë mund të mbetet e pa ndryshuar, pasi inflacioni dhe mungesa e vazhdueshme e çipave zvogëlon prodhimin