Qiratë në Nju Jork dyfishohen ndërsa inflacioni rritet!
Tregu i qirave të epokës së pandemisë në Manhatan po ndryshon në mënyrë drastike,
ndërsa pronarët po dyfishojnë qiratë shpesh deri me 60 ose 70%
Brandon Himes nënshkroi një qira për apartamentin e tij me dy dhoma gjumi në East Village në Nëntor për 1700 dollarë. Çmimi i tij i ardhshëm i rinovimit: 2,900 dollarë – (një rritje prej 70%)
*Zillow rental apt
Andy Kalmowitz,
nuk u mendua dy herë në nëntor përpara se të nënshkruante një qira 10-mujore për një apartament me dy dhoma gjumi me dy banjo në lagjen East Village për 2,100 dollarë në muaj. Kur ishte koha për të rinovuar, pronari i tij kërkoi 3,500 dollarë, (një rritje prej 67%)
“Kur pyeta pse, ata thanë, ‘Është një botë ndryshe’, tha Kalmowitz,
Në të gjithë Nju Jorkun, pronarët vitin e kaluar u detyruan të lirojnë qiratë dhe të ofrojnë pagesa falas kur pandemia mbylli qytetin.
Greenwood Management rentals
Tani tregu është rimëkëmbur dhe njerëzit duket se po vërshojnë New York-un përsëri si dhe punëdhënësit e mëdhenj po kërkojnë që njerëzit të kthehen në zyrë, sipas StreetEasy.Të dhënat tregojnë qiranë mesatare të kërkuar, mbi 2000$, mes të gjitha listimeve të qirave të disponueshme ne agjencione
Streeteasy Apt rentals
Sipas StreetEasy,
mesatarja e qirasë së kërkuar në Manhattan u rrit në 3,000 dollarë më e larta që ka qenë që nga korriku 2020