TikTok; ‘Influenceret’ fitojn më shumë se CEO-të!
Motrat D’Amelio dhe Addison Rae mund të falënderojnë TikTok për pasuritë e tyre përrallore!
Yjet e ‘TikTok’-ut po fitojnë miliona nga llogaria e tyre digjitale, disa prej tyre edhe më shumë se drejtuesit kryesorë ekzekutivë të korporatave prestigjioze!
Charli, Dixie D’Amelio, dhe Addison Rae janë ndër yjet e TikTok-ut që fituan mbi 50 milion$ së bashku mbrenda 1 viti kalendarik
*D’Amelio’s TikTok account
@charlidamelio dc @Spencer Wattenberg
Charli D’Amelio,
e cila filloi të postonte video të saj duke kërcyer në TikTok në vitin 2019, 2 vite më vonë fitoi mbi 17 milionë dollarë, sipas Forbes.
Ajo ka mbi 140 milionë ndjekës në TikTok, ndërkohë që vazhdon të fitojë para nga një linjë veshjesh dhe promovime produktesh nga videot e TikTok-ut dhe reklamave tjera.
Për krahasim, paga mesatare për shefat ekzekutivë të kompanive S&P 500 ishte 13.4 milionë dollarë, sipas një analize të Wall Street Journal
Si rezultat zonjusha D’Amelio paguhet më e lartë se;
- Darren Woods nga Exxon Mobil (15.6 milionë dollarë)
- Kevin Johnson nga Starbucks (14.7 milionë dollarë) dhe
- Chris Kempczinski nga McDonald’s(10.8 milionë dollarë).
Dixie D’Amelio,
motra e madhe e Charlit, ka rreth gjysmën e ndjekësve të TikTok të Charli D’Amelio, por ajo ishte fituesja e dytë më e madhe TikTok vitin e kaluar, sipas Forbes, duke arritur mbi 10 milionë dollarë.
*Dixie TikTok account
@
“Ato po ndërtojnë perandori biznesi,” tha Mae Karwowski, themeluese e agjencisë Obviously.
Ajo vuri në dukje se shumë influencues kryesorë të TikTok drejtojnë kompani të reja, lançojnë marka dhe diversifikojnë rrjedhat e tyre të të ardhurave.
Shtatë nga fituesit më të mëdhenj të TikTok fituan kolektivisht 55.5 milionë dollarë vitin e kaluar, një rritje 200% nga viti i kaluar, tregojnë të dhënat e Forbes.
Njëra ndër to Addison Rae e cila për dy vite rradhazi fiton mbi 9$milion
*Addison Rae TikTok account
@addisonre Dc @Spencer Wattenberg
Rrjedha e parave të yjeve të TikTok është rritur së bashku me rritjen e shpejtë të aplikacionit.
TikTok, në pronësi të Beijing ByteDance Ltd., përmes algoritmit të tij ‘sekret’, sugjeron videoklipe që mendon se përdoruesit do t’i pëlqejnë, bazuar në preferencat dhe aktualisht ka më shumë se një miliard përdorues.
Politikëbërësit në mbarë botën kanë shqyrtuar TikTok dhe Instagramin mbi çështjet e privatësisë së të dhënave.