Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Komapnia Norvegjeze PetroNor, nën hetime!

Departamenti i Drejtësisë  ka hapur një hetim ndaj PetroNor të Norvegjisë pas akuzave për korrupsion në operacionet e kompanisë së naftës dhe gazit në Afrikën Perëndimore.

Ish kryetari i PetroNor është gjithashtu i dyshuar në një hetim mbi akuzat për korrupsion në Afrikë, sipas kompanisë.

Hetimi vjen pasi autoritetet norvegjeze arrestuan shefin e saj ekzekutiv të mëhershëm, të PetroNor Knut Søvold.

*WSJ tweet on PetroNor

Kompania tha se bastisja kishte të bënte me akuza penale të lidhura me kompaninë.

PetroNor tha se kryetari i saj, Eyas Alhomouz, ishte emëruar i dyshuar dhe nën hetim nga Autoriteti Kombëtar i Norvegjisë për Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit Ekonomik

Departamenti i Drejtësisë hapi hetimin e vet bazuar në informacionin e dhënë nga agjencia norvegjeze, e njohur si Økokrim, shtoi kompania.

  1. Alhomouz është shtetas amerikan, sipas deklaratës së PetroNor. Ai shërben gjithashtu si shef ekzekutiv i Petromal, dega e naftës dhe gazit e një firme investimi me bazë në Abu Dhabi.

“Për më tepër, natyra ndërkombëtare e çështjes kërkon bashkëpunim me autoritetet e vendeve të tjera”

Deri më tani, asnjë akuzë nuk është ngritur kundër PetroNor, tha kompania.sipas WSJ

 

 

@thejournalbiz
source WSJ/Petronor
photo:Petronor.inc