Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Rivian, raporton progres në rritjen e prodhimit!

Rivian filloi prodhimin e veturës elektrike R1T në shtator 2021 dhe ka ndërtuar mbi 1,015 automjete vitin e kaluar, (pa arritur objektivin  prej 1,200 për shkak të kufizimeve në zinxhirin e furnizimit)

Scaringe, mungesën globale të çipave gjysmëpërçues e quajti  kufizimin “më të dhimbshëm” në shtytjen për prodhimin.

Z. Scaringe, CEO i Rivian tha se startup-i EV po bën përparim të vazhdueshëm në rritjen e prodhimit të automjeteve elektrike në fabrikën e saj në Illinois.

Ai pat vërejtje rreth rritjes së prodhimit gjatë konferences me Wolfe Research.

*Rivian tweet on their trademark EV models

Siç raporton Reuters,  kompania po synon të marrë 10% të aksioneve në tregun e EV.

Rivian ka pozicionimin “për të ndërtuar një portofol,për të na lejuar të punojmë me të vërtetë drejt ndërtimit të një pozicioni prej 10 përqind të pjesës së tregut brenda hapësirës së EV”.

Siç qëndrojnë gjërat për momentin, pengesa kryesore në rrugën e Rivian është kapacitetet prodhuese.

Që nga 15 dhjetori 2021, Rivian kishte rreth 71,000 para-porosi për modelet R1T dhe R1S (në SHBA dhe Kanada)

Në Janar, kompania po ndërtonte rreth 200 automjete në javë, gjë që nuk është e mjaftueshme për të kënaqur kërkesën ekzistuese.

Përveç ndërtimit të pickup-it R1T dhe R1T,

Rivian ka një kontratë për të prodhuar 100,000 furgona shpërndarjeje elektrike deri në vitin 2025 për Amazon-in (10,000 prej të cilëve duhet të dorëzohen këtë vit).

 

*Amazon mban 20% të aksioneve në startupin Rivian inc.

 

 

 

burime:Reuters/Wolfe research
foto:Rivian.inc