Rusia censuron mediat perëndimore!
Disa mediume perëndimore pezulluan operacionet e tyre në Rusi!
Pas një goditjeje të ashpër ndaj lajmeve dhe fjalës së lirë nga qeveria e Presidentit Putin.
Bloomberg dhe BBC thanë se korrespondentët e tyre në Rusi nuk mund të raportonin më lirisht, për shkak të ligjit të ri të censurës të nënshkruar nga Putin, duke kriminalizuar gazetarinë e pavarur për pushtimin e Ukrainës.
Sipas legjislacionit, i cili mund të hyjë në fuqi qysh sot, gazetarët që thjesht e përshkruajnë luftën si një “luftë” mund të dënohen me burg.
*Nexta tweet on Kremlin’s press censorship
Media workers are leaving #Russia en masse for security reasons. pic.twitter.com/ff5xlOe4qj
— NEXTA (@nexta_tv) March 7, 2022
“Ndryshimi në kodin penal, i cili duket se është krijuar për të kthyer çdo reporter të pavarur në një kriminel!!
-Bën të pamundur vazhdimin e çdo raportimi të gazetarisë normale brenda vendit”, shkroi në një shënim kryeredaktori i Bloomberg-ut, John Micklethwait.
CNN dhe ABC News thanë se nuk do të transmetonte nga vendi i ngjarjes. “Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë situatën dhe të përcaktojmë se çfarë do të thotë kjo për sigurinë e ekipeve tona në terren”, tha ABC.
Ligji i censurës bazohet në këmbënguljen e Kremlinit që karakterizimet e sulmeve të tij ndaj Ukrainës si një “luftë” ose “pushtim” dhe jo një “operacion special ushtarak” kjo vetëm përbën dezinformim penal!