Coinbase, bllokon më shumë se 25,000 adresa digjitale!
Coinbase, a ka bllokuar më shumë se 25,000 adresa të portofolit digjital të lidhura me individë ose subjekte ruse,
- Ato besohet se janë te përfshira në aktivitet të paligjshëm.
Paul Grewal, zyrtari ligjor i Coinbase, tha në postim se kompania ka ndarë gjithashtu adresat me qeverinë e SHBA-se, për ta ndihmuar atë me zbatimin e sanksioneve, që përfshin ndalimin e transaksioneve financiare nga një numër i kompanive ruse.
Sanksionet filluan në vitin 2014 pas aneksimit të ish-gadishullit të Krimesë të kontrolluar nga Ukraina dhe u rritën pas fillimit te pushtimit të Ukrainës, nga Rusia dy javë më parë
*Bloomberg tweet on Coinbase
Coinbase said it blocked over 25,000 wallet addresses related to Russian individuals or entities that it believes to be engaging in illicit activity https://t.co/NJJUriq6zG
— Bloomberg (@business) March 7, 2022
Pas krizës së fundit, një masë e përdoruesve si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi u zhvendos në përdorimin e kriptove, sipas Bloomberg.
Disa qytetarë rusë i kanë zhvendosur paratë e tyre në kriptovaluta për t’i mbrojtur ato nga rënia e vlerës së rublës, ndërsa
Ukrainasit e bënë këtë pasi qeveria e tyre shpalli ligjin ushtarak dhe pezulloi transaksionet e parave elektronike, përfshirë Venmo dhe PayPal.
Por zëdhënësi nga Coinbase tha në deklaratë se, kompania kishte shënuar shumicën e llogarive të lidhura me Rusinë bazuar në aktivitetin e tyre përpara fillimit të luftës.
Nga Deklarata veqojmë:
Ne përpiqemi të jemi platforma më e besueshme për blerjen, shitjen dhe shkëmbimin e aseteve digjitale, duke ndihmuar njerëzit e zakonshëm të marrin pjesë në ekonominë e kriptove
burime:Bloomberg/Barron’s
foto:Coinbase.inc