Si pasojë e sanksioneve, valuta ruse humb vlerën drastikisht!
Valuta ruse, Rubla ra në nivele rekorde sot, ndërsa pasuria e ‘oligarkëve’ vazhdon të tkurret me shpejtësi.
Si pasojë e sanksioneve të fundit të vendosura (SWIFT-it) ndaj Rusisë, që bëri presidentin Putin, të thërriste udhëheqësit e bizneseve kryesore Ruse në një takim në Kremlin.
Transmeton agjencioni shtetërore i lajmeve TASS.
Në takim ishin të paktën 13 miliarderë, të cilët gjithsej humbën mbi 50 miliardë brenda një jave, dhe ata janë
- Vagit Alekperov, Pyotr Aven, Andrei Bokarev, Andrei Guriev, Mikhail Gutseriev, Suleiman Kerimov, Andrey Melnichenko, Leonid Mikhelson, Alexey Mordashov, Vadim Moshkovich, Vladimir Potanin, Dmitry Pumpyansky and Vladimir Yevtushenkov
“Ajo që po ndodh është një masë e nevojshme,” thuhet se u tha Putini atyre. “Ne thjesht mbetëm pa asnjë shans për të bërë ndryshe.”
Asnjëri nga miliarderët nuk ka komentuar.
*Ruble vs USD/Euro index chart, Statista.inc
Sulmi ndaj Ukrainës jo vetëm që ka shkaktuar kaos në Ukrainë, por ka destabilizuar tregjet në mbarë botën dhe ka goditur pasuritë e aleatëve të tij më të ngushtë.
Dhjetëra miliarda dollarë janë humbur nga pasuritë e elitës Ruse, ndërsa tregu i aksioneve të vendit dhe valuta rubla ranë, pasi Presidenti Putin filloi pushtimin e Ukrainës.
- Rusia ka humbur afërsisht më shumë se 126 miliardë dollarë që nga 16 shkurti, sipas Forbes
Prej tyre, 71 miliardë dollarë ‘u zhduken’ vetëm të Enjten, pasi indeksi i Rusisë u mbyll me 33% ndërsa rubla ra në një nivel rekord të ulët kundrejt dollarit dhe euros.
Efekti i sanksioneve shtrihet përtej rrethit të vogël të oligarkëve miliarderë tashmë të shënjestruara nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja.
Gjithsej, siç vlerëson Bloomberg miliarderët kryesorë rusë humbën mbi 15 miliardë dollarë vetëm të Enjten.
Vagit Alekperov i Lukoil ishte humbësi më i madh i miliarderëve nga rrenia e bursës së Moskës.
Alekperov, ish-ministër sovjetik i naftës që krijoi Lukoil, prodhuesi më i madh i naftës në Rusi, ishte humbësi më i madh.
Ai pa 4.2 miliardë dollarë, ose rreth 17.7% të pasurisë së tij, të zhduken pasi stoqet ruse të naftës dhe gazit ranë.
Aksionet e Lukoil, të cilat janë të listuara në Londër dhe Moskë, janë ulur me më shumë se 33% që nga fillimi i pushtimit.
Forbes zbulon se miliarderi Gennady Timchenko, i cili u vu në shënjestër këtë javë nga sanksionet britanike, ishte gjithashtu në mesin e atyre qe pasoi goditjet më të mëdha finaciare.
Timchenko, i cili zotëron kompaninë e gazit Novatek dhe prodhuesin Sibur, humbi rreth 4.4 miliardë dollarë nga pasuria e tij.
Timchenko, u emërua si pjesë e “rrethit të brendshëm” të Putinit në sanksionet e vendosura nga Thesari i SHBA-së pas aneksimit të gadishullit të Krimesë të Ukrainës, nga Rusia në vitin 2014.
Qeveria britanike sanksionoi gjithashtu tre rusë super të pasur, përfshirë ish-dhëndrin e Putinit, Kirill Shamalov.
Kryeministri Boris Johnson duket se do të shkojë më tej dhe do të konfiskojë asetet e miliarderit rus Roman Abramovich.
Pronari miliarder i skuadrës së futbollit në Premier League, Chelsea FC, së fundmi njoftoi dorëzimin e “administrimit” të Klubit të Futbollit Chelsea tek të besuarit e fondacionit bamirës të klubit.
Source: Bloomberg/Forbes/Intertass/Journlabiz
Photo:Statista.inc