Moderna Inc realizon 12.2 miliardë fitim
Të premten Moderna Inc. Publikoi raportin e saj financiar për vitin që përfundon me 31.12.2021. ajo raportoi se totali i të hyrave të saj ishte 18 miliardë e 471 milionë dollarë që paraqet rritje marramendëse prej 2,200 %.
Kuptohet nuk është për t’u befasuar, kur dihet se Moderna ishte njëra nga kompanitë që kishte marrë autorizimin për të hulumtuar dhe zhvilluar vaksinën kundër covid-19. Që nga koha kur e ka marrë aprovimin për shpërndarje të vaksinës, në vitin 2020, Moderna ka shitur 824 milion doza të vaksinës prej të cilave rreth 807 milion i ka shitur gjatë vitit 2021.
Moderna i ka shitura 332 milion doza të vaksinës qeverisë së ShBA-së, ndërsa qeverive tjera të botës 475 milion doza. Prej këtyre i kishte gjeneruar të hyrat prej 17.7 miliardë dollarë. Kjo do të thotë se shitjet e saj janë rritur për 8,738 herë krahasuar me vitin 2020 kur shuma e parave që Moderna kishte mbledhur nga shitja e vaksinave ishte vetëm 200 milion euro.
Përveç këtyre Moderna i ka siguruar edhe 6,7 miliardë të hyra të shtyra (avance që i ka pranuar nga blerësit) që pritet t’i realizojë gjatë vitit 2022.
Pasqyra e fitimit e Moderna Inc. me datë 31.12
|
2021 | 2020 | Ndryshimi | % |
Të hyrat |
18,471 |
803 | 17,668 | 2200% |
Shpenzimet operative |
5,175 | 1,566 | 3,609 | 230% |
Fitimi operativ |
13,296 | (763) | 14,059 | 1843% |
Kamata (neto) |
(11) | (30) | (7) |
-23% |
Fitimi |
13,285 | (744) | 14,029 |
1886% |
Tatimi |
1,083 | 3 | 1,080 |
36000% |
Fitimi neto |
12,202 | (747) | 12,949 |
1733% |
Pavarësisht nivelit të lartë të të hyrave aktuale dhe të ardhmes premtuese, çmimi i aksioneve të Modernës vazhdimisht po bie. Ditën kur e publikoi raportin financiar çmimi i aksionit ishte $151.33 që është për $4.90 më i ulët ose për 3.14%.
Çmimi i aksionit të Moderna Inc. prej fillimit të vitit deri sot