SoFi do të blejë firmën bankare Technisys!
SoFi Technologies Inc. po blen prodhuesin e softuerit bankar Technisys SA për 1.1 miliardë dollarë, …blerja më e fundit në një varg marrëveshjesh të krijuara për të transformuar huadhënësin në një dyqan financiar në levizje.
Marrëveshja është afërsisht 10% e vlerës së tregut, dhe i jep SoFi-te kontrollin e platformës bankare, teknologjinë e fundit që bankat përdorin për të fuqizuar aplikacionet e bankingut me celular, për të hapur llogari dhe për të mbajtur gjurmët e depozitave të klientëve.
SoFi vazhdon të bëjë marrëveshje për t’u degëzuar, përtej rrënjëve të saj si një huadhënës që u fokusua në ri-financimin e borxhit të studentëve.
*Fintech futures tweet on SoFi’s deal w/Technisys
Core #banking #tech vendor @technisys acquired by @SoFi Technologies
Technisys’ shareholders will receive 84 million shares of SoFi common stock worth $1.1 billion.https://t.co/Pq78214wVU
— FinTech Futures (@FinTech_Futures) February 22, 2022
Këtë muaj, ajo u bë tamam një bankë, pasi përfundoi blerjen e Golden Pacific Bancorp Inc., një huadhënës i komunitetit në Kaliforni.
Në vitin 2020, SoFi ra dakord të shpenzonte rreth 1.2 miliardë dollarë në Galileo Financial Technologies Inc., një kompani e infrastrukturës financiare e fokusuar në lëshimin e kartave të debitit.
- SoFi do të përdorë platformën e Technisys për të ofruar shërbime financiare të personalizuara për klientët e saj bankar.
SoFi do të lejojë gjithashtu bankat tjera dhe kompanit financiare-teknologjike të përdorin platformën e saj, e cila sot përdoren më së shumti nga bankat në Amerikën Latine.