Toshiba do investojë 1 miliard dollarë për të dyfishuar prodhimin e çipave
Konglomerati industrial japonez do të ndërtojë një fabrikë prodhuese në Japoninë qendrore, për çipat e menaxhimit të energjisë që kontrollojnë në mënyrë efikase energjinë elektrike në makina, pajisjet elektronike dhe pajisjet e industrisë.
Toshiba do të investojë rreth 100 miliardë jen në fabrikën e re ose 1 milardë $, në një linjë fabrikimi prej 300 milimetrash, që po ndërton në lokacionin ekzistues të çipave, tha zëdhënësi i Toshiba-se, raporton Nikkei.
Fabrika e re do të finalizohet në vitin 2025, dhe kur të përfundojë faza e parë, kapacitetet e prodhimit të çipave të energjisë nga Toshiba do të jetë 2,5 herë më të larta se niveli aktual.
Në varësi të kërkesës, fabrika e re mund të zgjerohet më tej me investime shtesë, raporton Nikkei.