Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

GameStop zgjëron tregun e saj drejt tokeneve ‘NFT’

Sipas marrëveshjes, GameStop do të përdorë teknologjinë e ‘Immutable’ për një tregtim në NFT, të cilën planifikon ta lançojë në ‘blockchain’ deri në fund të vitit.

GameStop është duke u bashkuar me ‘Immutable’ për një treg të ri për tokenat e pandryshueshëm, dhe duke krijuar një fond me vlerë rreth 100 milionë dollarë për të promovuar projektet NFT.

Kompania australiane, nga ana tjetër, do të paguajë GameStop deri në 150 milionë dollarë në IMX token, në varësi të vëllimit të transaksionit.

Kompanitë do të mbështesin krijuesit për platformën e tyre me fondin prej rreth 100 milionë dollarë në IMX.

GameStop e preferuara në mesin e investitorëve të ‘aksioneve meme’ i dha çmimit të aksionit një rritje të re, kur njoftoi lajmin për ‘NFT’

Zgjerimi do t’i japë kompanisë një mundësi për të kapitalizuar në tregun më aktual të quajtur ‘NFT’

Bashkëpunimi ndihmon GameStop-in duke ofruar bazën dhe kapitalin e tij për të tërhequr zhvilluesit e lojërave dhe artistët.

 

 

 

burime:WSJ/Gamestop
foto:gamestop