Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Shitjet e makinave elektrike në Angli shënojn rritje

Shitjet e makinave në Mbretërinë e Bashkuar u rritën ndjeshëm, falë kërkesës në rritje për automjete elektrike

Regjistrimet e makinave të reja u rritën me 28% muajin e kaluar, sipas të dhënave nga Prodhuesit dhe Tregtarët e Automjeteve, raporton Reuters.

*Tabela nga Motor Manufacturers and Traders Inc.

Një në pesë blerës zgjodhën një makinë me bateri elektrike, me dërgesat e automjeteve plotësisht elektrike dhe hibride apo ‘plug-in’ me rritje mbi 47%.

Performanca e muajit të kaluar krahasohet në mënyrë të favorshme me periudhën e një viti më parë, kur tregtarët u mbyllën për shkak të masave izoluese të C-19.

Megjithatë, është rritja më e madhe e shitjeve mujore që nga muaji qershor’21.

Shefi Ekzekutiv Mike Hawes tha në deklaratën për shtyp.

“Edhe një herë janë automjetet e elektrike, ato që po nxisin rritjen më të madhe, pavarësisht nga krizat e vazhdueshme të mungesës së çipeve dhe inflacionit në rritje”.

 

 

burime: Reuters/car report
foto:reuters