Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Ukraina mbështetet tek Eloni, për qasje në internet!

Mykhailo Fedorov ka qenë këmbëngulës në përdorimin e mediave sociale,

për t’u bërë thirrje udhëheqësve të biznesit global të ndërpresin lidhjet me vendin e Vladimir Putin-it dhe t’i japin mbështetjen e duhur Ukraines dhe kombit tij.

Ai  i shkroi në Twitter, Elon-it menjëherë pas fillimit të pushtimit, duke kërkuar nga CEO i Tesla-së të siguronte disa nga satelitët e tij Starlink për Ukrainën, për të ndihmuar qytetarët dhe udhëheqësit të komunikojnë nëse interneti dhe rrjetet e telekomunikacionit dëmtohen nga forcat ruse.

  • Brenda 48 orëve, Musk rregulloi pozicionimin e satelitëve mbi Ukrainë, dhe dërgoi një flotë terminalesh, të gatshme për qasje ne internet.
*Mykhailo’s  tweet confirmation on Starlink equipment in Ukraine

Fedorov, i cili është edhe zëvendëskryeministër, ka postuar sërish në Twitter,

kësaj rradhe duke falënderuar përpjekjet e Musk për sigurimin e Ukrainës me internet, pas tentimeve të Rusisë për t’ia ndërprerë qasjen Kievit për komunikimin dhe raportimin mbi viktimat e fundit të luftës!

Tweet-i i fundit i z. Fedorov është konfirmimi i dërgesës së dytë të pajisjeve Starlink në Ukrainë,

ndërsa Musk u përgjigj se kishte sjell bateri solare shtesë, në rast se pajisjet vendosen në një vend ku mund të ketë ndërprerje elektrike.

Edhe Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelskiy, vlerësoi Elonin për mbështetjen e tij ndaj kauzës së paqes duke postuar në Twitter, dhe duke e  ftuar Elonin të vizitojë Ukrainën,  kur të përfundojë lufta.

*Volodimir’s, the Ukrainian president  tweet to Elon Musk 

Elon Musk, njihet per qasje filantropike, ku së fundmi dhuroi një donacion marramendës prej 5.8 miliardë dollarësh për një organizatë bamirësie të paidentifikuar, duke bërë aktin filantropik, me shumën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në histori!

 

 

burime: Twitter/Bloomberg/Thejournalbiz
foto:Twitter