Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Volkswagen AG planifikon reduktime, për shkak të mungesës së ‘çipave’

Volkswagen AG planifikon të shkurtojë të gjitha ndrrimet e natës, në fabrikën e saj kryesore pasi prodhuesi më i madh i makinave në Evropë vazhdon të luftojë krizën e  ‘çipave’ gjysmëpërçues.

VW do të shkurtojë turnin e natës, nga fillimi i tremujorit të dytë në linjat montuese në Wolfsburg, tha prodhuesi i makinave, duke konfirmuar postimin nga Bloomberg.

“Kolegët tanë nuk janë përgjegjës për faktin se porositë janë të tejmbushura, ndërsa ne nuk mund t’i prodhojmë automjetet për shkak të mungesës së ‘çipave’” tha Cavallo.

*VW production chart

Vetëm linja që trajton ‘Tiguanin’ dhe modelet hibride, Touran dhe Seat Tarraco do të vazhdojë me ndërrimet e natës, deklarojnë nga VW.

Herbert Diess Drejtori ekzekutiv i VW-së la të kuptohet për shkurtime të mundshme të vendeve të punës, për të qëndruar konkurrues përballë Tesla-s dhe prodhimit të veturave elektrike.

Mungesa globale e çipeve e detyroi Volkswagen-in të ulë prodhimin, në fabrikën e Wolfsburgut.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

burime:VW/Bloomberg
Photo by: VW