

Peloton konsideron shitjen e biznesit!
Peloton u rrit me mbi 30% pas raportimeve se po eksploron opsionet e blerjes
Peleton, një kompani fitnesi nga shtëpia konsideron shitjen e biznesit pas rënies së aksioneve e bën atë një objektiv të blerjes, raporton Bloomberg.
Vlera e Peloton-it ka rënë më shumë se 80% nga niveli më i lartë i një viti më parë pasi lehtësimi gradual i kufizimeve pandemike nxiti shqetësimin se rritja e biznesit do të ngadalësohej.
Vlerësimi i Peloton, ka rënë ndjeshëm ne 2022.
*Bloomberg chart
Blackwells, në letër potencon se blerësit e Peleton-it mund të përfshijnë Apple, Amazon dhe Nike.
Poashtu, Amazon ka folur me këshilltarët për një marrëveshje të mundshme.
Nike po konsideron gjithashtu një ofertë për Peloton, por as Nike dhe as Amazon nuk konfirmojn bisedimet me Peloton.
Pikëpamjet e analistëve për mundësinë e një marrëveshjeje janë positive, pasi Dan Ives nga Wedbush tha se një ofertë nga Apple do të kishte kuptim strategjik, duke pasur parasysh fokusin e gjigantit të teknologjisë në iniciativat shëndetësore me applewatch