Tregu i softuerit A.I dhe parashikimet e investitorëve!
Shumë ndërmarrje po rrisin shpenzimet për A.I duke kërkuar procese më të mira për të zhvilluar aplikacione!
Tregu i softuerit të AI pritet të arrijë në 62.5 miliardë dollarë në vitin 2022, një rritje prej 21.3%, sipas një raporti të Gartner Inc., pasi ndërmarrjet po rrisin shpenzimet e tyre për AI.
Wunderman Thompson planifikon të rrisë shpenzimet e saj për inteligjencën artificiale dhe agjencia nga Nju Jork-u nuk është e vetmja.
“Ne po shohim performancë më të lartë dhe shërbime më të shpejta për klientët tanë,” deklaron Alex Steer, shefi i të dhënave tek Wunderman Thompson.
*Deloitte A.I Chart
Bizneset gjithnjë e më shumë po përdorin aplikacione A.I për të analizuar informacionin mbi klientët, produktet dhe tregjet e tyre
Por shpenzimet mund të jenë më të larta, sipas firmës këshilluese të teknologjisë. Shumë biznese ende po përpiqen të gjejnë procese më të mira për shkallëzimin e zhvillimit të aplikacioneve të tyre
Klinika Mayo planifikon të rrisë shpenzimet e saj për A.I në 2022, deklaron Shefi I Informacionit, Cris Ross duke thënë, “Investimi do të rritet pasi A.I bëhet një prioritet për shumë departamente klinike”.
- Klinika Mayo aktualisht ka më shumë se 75 projekte aktive të A.I- së.
Një aplikacion në zhvillim synon të analizojë imazhet mjekësore për të identifikuar dhe klasifikuar bio-indikatorët – shenja të matshme mjekësore, të tilla si yndyra e tepërt e barkut – që mund të ndihmojnë në parashikimin e shëndetit të pacientit.