Kërkesa masive për prodhuesin e pllakave të silikonit në industrinë e çipave!
Sumco Corp furnizues kryesor i pllakave të silikonit për industrinë e çipave gjysmëpërçuesve, tha se tashmë ka shitur kapacitetin e saj të prodhimit deri në vitin 2026
Një shenjë e kjart që mungesat në industri mund të mos pakësohen me vite.
Kompania japoneze, një nga të paktat që ofron pllaka të specializuara silikoni, që prodhuesit e çipave përdorin për të krijuar dizajnet e tyre, ka porosi që mbulon të gjithë prodhimin e saj, për pesë vitet e ardhshme deklaroj kompania, pas raportimit të fitimeve.
*Sumco Chart projection 2021
Duke specifikuar porositë e shumë kërkuara sidomos për pllakat 150 mm dhe 200 mm, kërkesa do të vazhdojë të tejkalojë ofertën për vitet në vijim, tha kompania.
Çmimi i tyre u rrit me 15% në vitin 2021, krahasuar me një vit më parë dhe Sumco pret që rritjet të vazhdojnë të paktën deri në vitin 2024.
Kompania tha se nuk do të jetë në gjendje të zgjerojë prodhimin e saj këtë vit, pavarësisht kërkesës nga klientët të dëshpëruar për furnizime afatgjata.
Sumco, ka bërë tashmë atë që mundet për sa i përket optimizimit të linjave ekzistuese të prodhimit dhe çekuilibrimi i tregut me ofertë-kërkesë.
Ndersa kompania rivale,
GlobalWafers Co. nga Tajvani së fundmi dështoi në ofertën e saj për miratimin nga rregullatorët, për një blerje prej 5 miliardë dollarësh të Siltronic AG të Gjermanisë, një lëvizje që do të kishte sjellë konsolidim në këtë sektor të furnizimit me çipa.