Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Aksionet e Pfizer bien, ndërsa ‘omicron’ tërhiqet!

 

Aksionet e prodhuesve të vaksinave ranë përsëri, duke humbur mbi 20 miliardë dollarë në vlerën e tregut.

Kjo ndodhi fill pasi Pfizer publikoj ​​udhëzimet e të ardhurave nga shitjet për vakcinat dhe pilulën e saj anti-C-19, që nuk i përmbushte pritshmëritë e analistëve.

BioNTech dhe Moderna, ranë me 5.6% dhe 3.5%, ndërsa Pfizer ra 4% në nivelin më të ulët, pasi shitjet dhe perspektiva e fitimit të saj për vitin 2022 nuk përkonte me pritjet e analistëve.

Wall Street rithekson perspektivën për Pfizer, duke insistuar se ekskluziviteti i vaksines saj gjatë vitit do të jetë e bazuar në kërkesat e tregut, por mund të mos mjaftojë për ta kthyer sektorin në lartësin e mëparshme.

“Rreziku për Pfizer është i lartë, duke pasur parasysh pritjet e larta të tregut,” shkroi analisti nga Citi. Ai e sheh stokun si “më të brishtë, se të tjerët në sektor, duke pasur parasysh dinamikën e C-19”.

*Bloomberg chart

Përveç kësaj, Novavax, e cila ndoqi kompanitë e tjera në nxjerrjen e vaksinës së saj në treg, ra më së shumti deri në 14% pasi Reuters raportoi se ajo po ngec në dërgesat  në Evropë dhe rajone tjera.

Interesi i tregut për prodhuesit e vaksinave anti-Covid, është ftohur gjatë muajve të fundit dhe vlerësimet janë ulur pasi tregu mendon se ‘virusi ka kaluar nga një pandemi në një sëmundje, si gripi’

Moderna, BioNTech dhe Novavax kanë rënë së bashku mbi 35% që nga fillimi i vitit 2022, ndërsa vetëm Pfizer ka rënë afërsisht 14%.

 

 

 

 

burime:Bloomberg/Reuters
foto:biontech