Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Vendet e BE-së, rishqyrtojnë kufizimet e udhëtimit!

Ndryshe nga statistikat, ku Evropa regjistroi shkallën më të lartë ndonjëherë të rasteve të reja me C-19 në një javë – 12 milionë (me 22% të testeve që treguan rezultat pozitiv) – drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, deklaron se Evropa po hyn në një “armëpushim” me pandeminë.

Kjo për shkak se një nga rajonet më të zhvilluara Evropa, mund të ketë kaluar rastet rekorde, dhe këto nuk po përkthehen në pranime në spital, dhe shkalla e vdekjeve po zvogëlohet ndjeshëm, siç raportohet nga OBSH.

Në mënyrë të qartë, ‘OBSH’ beson se kjo mund të jetë fillimi i fundit për pandeminë dhe se “imuniteti natyror, dhe fituar nga vaksina” i shoqëruar me ” një ashpërsi më të ulët të variantit Omicron”  mund të çojë në nivel më te lartë tek imuniteti i ‘tufës’ së popullsisë” ndaj varianteve të reja.

*ECDC C-19 Chart

Ndërsa, marrja e vaksinave është rritur në të gjithë Evropën, ka më pak nevojë që vendet të mbajnë kufizimet e udhëtimit – në të vërtetë, që nga 1 shkurti, BE-ja ka votuar të fokusohet më shumë në kufizimet e udhëtimit me bazë individuale,  në vend që të përqendrohen në normat e caktuara  për rajonin.

The Forbes raporton se Portugalia, Greqia, Italia, Franca kanë njoftuar se turistët e vaksinuar nuk kanë më nevojë të tregojnë një rezultat negative, si dhe vendet e tjera po punojnë për miratimin e rregullave të njëjta për udhëtarët ndërkombëtarë.

 

 

 

 

 

source:ECDC/WHO/FORBES
Photo; ECDC