Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Mercedes do përdorë sensorët Luminar

Mercedes-Benz planifikon të përdorë sensorë laser nga Luminar Inc.

Platforma e gjeneratës së ardhshme të automjeteve për të mundësuar vozitje gjysmë autonome në autostrada

Mercedes dhe furnizuesi Luminar, nuk specifikojnë se cilat modele do të përfshijnë teknologjinë e bazuar në laser.

Zhvilluesit e fundit të teknologjisë vetëdrejtuese janë në kërkesën më të fundit për të ashtuquajturat lazere autonome që i mundëson një automjeti të “shikojë” rrethinën e tij, një shtresë kritike sigurie që ndihmon makinat të pilotojnë veten, duke i liruar drejtuesit të kontrollojnë emailin.

Sensorët lazer gjithashtu, mund të përmirësojnë performancën e sigurisë,  si frenimi automatik emergjent, thotë Luminar.

Shumë prodhues automjetesh kanë preferuar të inkorporojnë Luminar në automjetet e tyre për të mundësuar veçoritë e automatizuara të drejtimit.

Sipas Bloomberg, Luminar ka një marrëveshje prodhimi me Volvo, dhe SAIC, prodhuesi më i madh i automjeteve në Kinë, që konfirmoi se do të përdorë Luminar për makinat e saj elektrike.

 

 

burime: Bloomberg/Financial times