Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

American Express dhe Apple, pezullojnë sherbimet në Rusi!

American Express dhe Apple, pezullojnë sherbimet në Rusi

Kështu thuhet në deklaratën e kompanisë të publikuar në uebsajtin e saj

Raporton Yahoo duke cituar tutje;

“Ne kemi një marrëdhënie biznesi në Rusi që përfshin një partneritet në lëshimin e kartave dhe sherbime tjera që përdorin kartelat për të përpunuar pagesat’

Që nga fillimi i kësaj krize, ne kemi ndjekur sanksionet e SHBA-ve dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilat na çuan në pezullimin e bashkëpunimit me bankat partnere në Rusi, ne do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha ligjet përkatëse me zhvillimin e situatës.

Apple gjithashtu ka ndaluar shitjen e iPhone dhe produkteve të tjera në Rusi pas pushtimit të Ukrainës, duke deklaruar;

*ABC’S Senior staff, Evan Mcmurry’s tweet on apple restriction

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për pushtimin rus të Ukrainës dhe qëndrojmë me të gjithë njerëzit që po vuajnë si rezultat i dhunës”, citohet Apple në deklaratën zyrtare të martën.

Kompania tha se ka ndaluar të gjitha shitjet e produkteve në Rusi, duke ndaluar të gjitha eksportet në kanalet e saj të shitjes.

Aplikacionet RT  dhe Sputnik nuk janë më të disponueshme për shkarkim përmes App Store të Apple jashtë Rusisë.

Apple Pay pagesa e gjigantit të teknologjisë ka qenë i kufizuar në Rusi, dhe gjithashtu ka çaktivizuar trafikun dhe incidentet e drejtpërdrejta nga hartat e saj në Ukrainë.

Më herët, kreu i Mastercard, Michael Mibach, tha se korporata financiare amerikane ‘Mastercard’ bllokoi aksesin në sistemin e saj të pagesave për “institucionet financiare” për shkak të sanksioneve anti-ruse të vendosura në lidhje me situatën rreth Ukrainës

.

 

 

 

 

burime: Apple/ABC/Yahoo/Journalbiz
foto:Mastercard/American express