Oracle, investon në ‘Cloud’
Oracle Corp. po bën një zhvendosje në tregun e softuerëve cloud, ku do transferoj klientët e ndërmarrjeve nga bazat e të dhënave të brendshme që e bënë Oracle, tek një ‘cloud’ qendrore të teknologjisë së informacionit, thanë analistët e industrisë.
Oracle deklaroi se të ardhurat totale nga ‘cloud’ u rritën 24% në 2.8 miliardë dollarë në tremujorin që përfundoi më 28 shkurt, ndërsa të ardhurat në mbarë kompaninë u rritën me 4% nga një vit më parë në 10.51 miliardë dollarë.
Për vite, linja kryesore e biznesit të Oracle ishte licencimi i softuerëve për bazat e të dhënave të kompanive dhe ofrimi mirëmbajtjes dhe shërbimeve të tjera IT.
*Oracle cloud tweet on latest move
✅Ability to execute
✅Completeness of vision
See why we’ve been named as a Visionary for the third year running in the 2022 Gartner Magic Quadrant for Analytics and Business Intelligence Platforms. https://t.co/YSWYutlJUT pic.twitter.com/WTrLBt31eC— Oracle Cloud (@OracleCloud) March 31, 2022
Cloud, mbetet një përqindje relativisht e vogël e të ardhurave të përgjithshme të Oracle”, deklaron Adam Ronthal, një studiues nga firma konsulente Gartner Inc.
Oracle ka kërkuar të mbajë klientët e saj të bazës së të dhënave duke ofruar një alternativë të bazuar në ‘cloud’ për sistemet e brendshme. sipas WSJ
Kompanitë janë të kujdesshme ndaj ndryshimit të ofruesve të bazës së të dhënave, që përfshin një transferim të të dhënave dhe aplikacioneve.
Oracle mbetet pas konkurruesve kryesorë të tregut siq janë shërbimet Cloud nga Amazon Inc. dhe Azure të Microsoft.
Strategjia e Oracle është të bëjë sa më të lehtë migrimin në cloud për klientët e saj, duke ofruar mbështetje teknike dhe strategjike.
Në Dhjetor,
Oracle njoftoi një marrëveshje 28.3 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë mjekësore bazuara në cloud, ‘Cerner Corr’ – marrëveshja më e madhe e Oracle ndonjëherë , një lëvizje që synon drejtpërdrejt përshpejtimin e biznesit të saj të ri, në ‘Cloud’