Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Oracle, investon në ‘Cloud’

Oracle Corp. po bën një zhvendosje në tregun e softuerëve cloud, ku do transferoj  klientët e ndërmarrjeve  nga bazat e të dhënave të brendshme që e bënë Oracle, tek  një  ‘cloud’ qendrore të teknologjisë së informacionit, thanë analistët e industrisë.

Oracle deklaroi se të ardhurat totale nga ‘cloud’ u rritën 24% në 2.8 miliardë dollarë në tremujorin që përfundoi më 28 shkurt, ndërsa të ardhurat në mbarë kompaninë u rritën me 4% nga një vit më parë në 10.51 miliardë dollarë.

Për vite, linja kryesore e biznesit të Oracle ishte licencimi i softuerëve për bazat e të dhënave të kompanive dhe ofrimi mirëmbajtjes dhe shërbimeve të tjera IT.

*Oracle cloud tweet on latest move

Cloud, mbetet një përqindje relativisht e vogël e të ardhurave të përgjithshme të Oracle”, deklaron Adam Ronthal, një studiues nga firma konsulente Gartner Inc.

Oracle ka kërkuar të mbajë klientët e saj të bazës së të dhënave duke ofruar një alternativë të bazuar në ‘cloud’ për sistemet e brendshme. sipas  WSJ

Kompanitë janë të kujdesshme ndaj ndryshimit të ofruesve të bazës së të dhënave, që përfshin një transferim të të dhënave dhe aplikacioneve.

Oracle mbetet pas konkurruesve kryesorë të tregut siq janë shërbimet Cloud nga Amazon Inc. dhe Azure të Microsoft.

Strategjia e Oracle është të bëjë sa më të lehtë migrimin në cloud për klientët e saj, duke ofruar mbështetje teknike dhe strategjike.

Në Dhjetor,

Oracle njoftoi një marrëveshje  28.3 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë  mjekësore bazuara në cloud, ‘Cerner Corr’ – marrëveshja më e madhe e Oracle ndonjëherë , një lëvizje që synon drejtpërdrejt përshpejtimin e biznesit të saj të ri, në ‘Cloud’

 

 

 

burime:WSJ/Oracle/Thejorunalbiz
foto:Oracle.inc