Elon Musk, miti mbrapa suksesit të Teslës!
TheJournalbiz Editorial
Nga autorët; arsim@thejournalbiz.com tracy@thejournalbiz.com arben@thejournalbiz.com
Sot, gjashtë vite më parë, Modeli 3 i Tesla-s doli në tregun global dhe,
Elon Musk pohoi përmes një postimi në Twitter se makina më e gjelbër mjedisore është e disponueshme në mbarë botën, konsumatorët e morën postimin e Elon-it shumë seriozisht dhe pjesa tjetër është histori.
Shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX ka një ndikim social, që nuk është parë kurrë më parë në botën moderne.
Aftësia e tij për të ndikuar në industrinë e automjeteve, duke promovuar markën e tij TESLA është përtej çdo mundësie reklamuese.
Për më tepër, tweet-et e tij ndikojnë në tregjet e kriptove dhe vetëm llogaria e tweeter-it të Musk, konsiderohet të jetë platforma reklamuese e Tesla-s, duke e bërë të pa-diskutueshme se Elon Musk është influencuesi më i fuqishëm në botë, pasi pothuajse gjithçka që ai poston në Twitter, bëhet trend fill pastaj!
Gjashtë vjet më parë, modeli 3 erdhi dhe pushtoi botën, vetëm për këtë rast ne në Thejournalbiz shkruam një editorial, ndërsa përpiluam një kronologji ngjarjesh, ku gjithçka filloi besoni apo jo, nga një tweet i vetëm.
Elon MUSK’ tweet ne vitin 2015 duke promovuar Modelin 3
Model 3, our smaller and lower cost sedan will start production in about 2 years. Fully operational Gigafactory needed.
— Elon Musk (@elonmusk) September 2, 2015
Kronologji ngjarjesh; vetura Tesla model 3 fillon promovimin me tweet;
- Shtator 2015- Elon njoftoi se Modeli 3 do të jetë gati brenda 2 viteve
- Janar 2016- Tesla tregoi se vetura do të jetë e gatshme më 31 mars 2016.
- Shkurt 2016, – Musk tha se fotot e para zyrtare të makinës do të zbulohen, dhe vetura do të jetë në treg për para-porosi, duke filluar me 1 Prill 2016
*Tweet nga Elon-i per rezervimet e vetures
Model 3 reservations ($1000 down) will be accepted in Tesla stores on March 31 and online April 1
— Elon Musk (@elonmusk) February 11, 2016
Në mëngjesin e 31 marsit 2016, dhjetëra mijëra njerëz prisnin në radhë për porosi, pasi klientët fillimisht ishin në gjendje të rezervonin një makinë në dyqanet Tesla, ose në internet me një depozitë të rimbursueshme prej US$1000, dhe njëzet e katër orë pas hapjes së rezervimeve
- 1 Prill 2016-Tesla kishte porosi për, mbi 180,000 vetura
- 15 maj 2016- Tesla tha se numri i rezervimeve arriti në mbi 377,000
- Dhjetor 2016: Musk sqaroi se kishte kerkesa prej 455,000 rezervimesh për Modelin 3, *mesatarisht 1,800 rezervime po shtoheshin në ditë!
Sot, Tesla Model 3 është makina elektrike, më e shitura në botë!
Sipas nënpresidentit të Tesla, z.Robin Ren,
Kina është tregu i dytë më i madh për Model 3 pas SHBA-së, por ku dallon Tesla nga prodhuesit klasikë të automjeteve!?
Ndryshe nga prodhuesit e tjerë tradicional, Tesla ka një qasje ndryshe ndaj marketingut. Elon Musk, CEO i kompanisë, ka një ndikim të madh në dukshmërinë e Teslës, përmes llogarisë së tij në tweeter.
Megjithatë, kjo nuk mund të ishte e mundur pa pasur një produkt që ia vlen t’u tregohet të tjerëve. Kjo është ajo ku Tesla shkëlqen, në internet, si dhe në rrugë duke e bërë atë veturën më të kërkuar në botë!
Sipas Cleantechnica, Tesla mori dy nga pesë vendet e para në automjetet elektrike më të shitura në mbarë botën.
*Cleantechnica tabela mbi shitjet e veturave elektrike
Këto janë pesë veturat më të shitura në tregun global:
- Tesla Model 3– 500,713 njësi
- Wuling HongGuang Mini EV- 424,138 njësi
- Tesla Model Y– 410,517 njësi
- VW ID.4 121, 631 njësi
- BYD Plus PHEV- 111,553
Tesla u bë gjithashtu automjeti më i preferuar në tregun e BE-së, statistikat nga konsulenca kërkimore e automobilave, tregojnë se tendenca është në trajektoren e sipërme, sipas statistikave nga Jato
*Jato tabela mbi EV shitjet ne EU
Pak ditë më parë,
Tesla hapi fabrikën ‘Gigafactory; në Berlin, që konsiderohet të jetë lokacioni i parë i prodhimit të Tesla-së, në Evropë dhe objekti më i avancuar, i qëndrueshëm dhe efikas deri më tani, sipas Teslës.
*Tesla tweet per ngjarjen ne Giga-Berlin
Come join the Giga Berlin team! https://t.co/p1PVbG8c6x pic.twitter.com/AyBsX36lNN
— Tesla (@Tesla) March 25, 2022
E fundit, por jo më pak e rëndësishme për Teslën mbetet ‘dilema’ Cybertruck.
Kjo, pasi ajo u shty për herë të dytë radhazi, dhe lajmet qarkulluan se Cybertruck po shtyhej përsëri.
Elon Musk menjëherë postoi në Twitter duke treguar se Tesla, nuk do të lansonte asnjë makinë gjatë vitit 2022.
Kjo tregon se Cybertruck nuk do të arrijë deri në vitin 2023, pasi vonesat ishin të lidhura me çështjet e zinxhirit të furnizimit, të cilat kanë ndikuar në industrinë e automobilave gjatë kohës së pandemisë.
Musk postoi në Twitter-in e tij edhe për ‘temën e nxehtë’ të ndarjes së aksioneve të Tesla-së, dhe reagimi fillestar ishte pozitiv, si nga analistët, ashtu edhe nga investitorët, të cilët po shohin çdo mundësi për të qenë pjesë e tregimit më të suksesshëm në historin e auto-industrisë.
editorial nga @thejournalbiz
referencat:Tesla/Cleantechnica/Bloomberg/JATO/Teslarati
Foto:Tesla Inc.